Rresh Nesh

Radio 1 ka filluar trasmetimin në muajin Korrik të vitit 2013. Ajo emeton në frekuencat 93.2 nga Tirana drejt Jugut të Shqipërisë dhe në 92.2 në drejtim të Veriut.
Në muajin Prill 2014 radio 1 u transferua tëk studio e reja e cila ndodhet në Rr. Himë Kolli, pallati Nr.8, pranë rrugës së Kavajës, Tiranë.

Objektivi i iniciatorëve, ka qenë dhe do të mbetet:

• Paraqitja e vlerave më të mira të shoqërisë njerëzore.
• Evidentimi i problemeve sociale dhe prezantimi i alternativave për zgjidhjen e tyre në këndvështrimin e ideve dhe parimeve më të përsosura.
• Promovimi i një fryme sociale ku të zhvendoset pika e referimit nga paraja për tek parimi.
• Ofrimi i një modeli jetese ku materialja dhe shpirtërorja janë në harmoni të plotë.
• Promovimi i çdo individi që jep kontributin e tij në të mirë të shoqërisë.
• Vënia në dispozicion të publikut, në audio, analizat dhe shkrimet nga cilido që dëshiron të mirën e këtij vendi, pjesë integrale e të cilit jemi të gjithë.
• Ofrimi i një modeli tjetër argëtimi, larg vulgaritetit dhe banalitetit.
• Marrja në konsideratë e nevojave të të gjitha grupmoshave dhe shtresave në hartimin e programacionit.
• Zgjerimi i hapësirës së mbuluar me sinjal, konform rregullave të përcaktuara nga organet përkatëse.

Rr.Hime Kolli P,Fratari , nr 8 Ap,3b Tirane
tel: +355 42 200 348
cel: +355 67 47 12 472
Email: info@radio1.al