Shoqeria ne fokus Aktiviteti fizik tek femijet – Dr. Estela Elezi

Gazetarja: Je përshëndesim nga Radio 1 dhe si çdo të premte Estela është me ne për të na dhënë këshillat e saj që duhet t’i dijë çdo nënë për të rritur fëmijët e saj shëndetshëm. Estela përshëndetje dhe mirë se erdhe!

Estela: Përshëndetje, mirë se ju gjeta!

Gazetarja: Faleminderit që bëhesh pjesë e programit gjithmonë. Tema e ditës së sotme është shumë interesante, kam përshtypjen se dhe shumë informacione që nuk i dimë do t’i dëgjojmë nga ty. Çfarë është aktiviteti fizik dhe çfarë dobie sjell ai tek fëmijët? Kjo është tema që do të bisedojmë dhe do të kapim hap pas hapi.

Estlea: Atëherë tema e sotme do të jetë aktiviteti fizik dhe impakti i aktivitetit fizik të rregullt në shëndetin e fëmijës por edhe të njeriut në përgjithësi sepse efektet e aktivitetit fizik nuk mbarojnë vetëm në fëmijëri por përfitimet zgjasin gjithë jetën, pra përfitimit nga aktiviteti fizik i kemi deri në fund të jetës. Unë dua të them një studim të bërë nga “Universiteti John Hopkins” në Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe ata kanë vlerësuar që shtojca e 25 minutave aktiviteti fizik të moderuar ose të paktën 3 herë në javë, i kursen buxhetit të shtetit 62.3 miliard dollarë. Pra imagjinoni impaktin, shtimi i 25 minutave aktivitet fizik në ditë ose të paktën tre herë në javë i kursen buxhetit të shtetit 62.3 miliard dollarë.

Gazetarja: Ma aktivitet fizik kuptojmë çdo lojë të bërë?

Estlea: Aktivitet fizik quhet çdo lëvizje që aktivizon muskujt, kockat ose trupin tonë. Më pas ato ndahen në aktivitet fizik të lehtë, të moderuar dhe të fuqishëm. Unë do t’i redis gjithë vlerat e aktivitetit fizik nga koka deri te këmbët.

Së pari në trurin e njeriut. Aktiviteti fizik ka një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin dhe aktivizimin e trurit.

1. Studimet tregojnë se aktiviteti fizik i moderuar i kryer në mënyrë të rregullt rrit përmasat e hipokampit. Hipokampi është një zonë në tru që është e përfshirë në funksionin e të nxënit, në funksionin e të mësuarit dhe në funksionin e memories. 2. E dyta, aktiviteti fizik ndikon ne çlirim e hormonit të rritjes dhe ky hormon i rritjes ndikon në zhvillimin e trurit, në zhvillimin e specializimin e qelizave nervore të trurit dhe në të njëjtën kohë në zhvillimin e enëve të gjakut të trurit. Zhvillimi i enëve të gjakut , zhvillimi i kolateraleve që quhen në gjuhën mjekësore sjell që truri të furnizohet më mirë me oksigjen dhe me ushqyes, me nutrien, dhe gjithashtu të pastrohet me shpejt nga mbetjet e metabolizmit.

3. E treta, aktiviteti fizik ndikon në rritjen e përqendrimit, të aftësive për të zgjidhur probleme dhe lehtëson nxënien. Pra ata tipat e dobët me syze nuk janë gjenitë e vërtete, pra nuk është steriotipi i fëmijës studioz. Steriotipi i fëmijës studioz është pikërisht një fëmijë aktiv fizikisht dhe që më pas ky fëmijë aktiv fizikisht kërkon shumë më pak kohë për të studiuar të njëjtën pjesë të një fëmije “studioz” që rrinë me orë të tëra për të mësuar për ta kuptuar. Dhe ajo që vlen për t’u theksuar është se rritja e aftësisë për mendim kritik, pra jo thjesht nxë përmendësh, por mendimi kritik, analizimi, logjikimi i gjërave që po mëson dhe më pas nga mendimi kritik vjen dhe aftësia për të vënë në punë atë që ti ke mësuar.

Gazetarja: Shumë e drejtë. Në fakt ne kemi dëgjuar nëpër shkolla nxënës që mësojnë përmendësh dhe e marrin atë notën 10, dhe më pas në provim mund dhe të pësojnë ulje.

Estlea: Mund të marrim 10 dhe në provim por kur ata dalin në punë, dalin në jetë, ata janë të paaftë për të punuar dhe për të funksionuar më mirë në pozicion. Logjika, mendimi kritik, imagjinata, forcohen shumë nga mendimi kritik.

4. Nga aktiviteti fizik forcohet i gjithë shëndeti mendor në përgjithësi. Gjatë tij çlirohet një hormon që quhet endorfinë. Ai është një rregullues i hormonit që quhet ndryshe dhe hormoni i lumturisë. Gjithashtu endorfina dhe një pasardhës i tij betendorfina është 10 herë më e fuqishme sesa morfina. Morfina është një analgjezik, pra neutralizon dhe largon dhimbjen dhe përdoret në dhimbjet e forta në dhimbjet akute dhe sidomos ne pacientët me kancer që janë në terminal që janë me dhimbjet më të forta që një qenie njerëzore mund të provojë. Dhe në këto raste kur dhimbjet janë kaq të forta merret morfinë. Betendorfina që çlirohej gjatë aktivitetit fizik është parë që është 10 herë më e fuqishme se morfina.

Gazetarja: Imagjino çfarë lehtësimi dhe kënaqësie ndjen trupi i njeriut gjatë aktivitetit fizik.

Estela: Pikërisht, një mirëqenie e përgjithshme që ndjen njeriu që bën aktivitet fizik.

Gazetarja: Ndërkohë që kemi bërë çdo të martë emisionin “Bisedë me Mjekun”, kemi përmendur që ky hormon çlirohej edhe gjatë agjërimit.

Estela: Po është e vërtetë ky hormon çlirohet dhe gjatë agjërimit, është e vërtetë. Gjithashtu nga ky hormon kemi dhe rritje te niveleve te energjisë, pra e ndjemë trupin me energjik, me elastik, jemi më optimist, e shohim jetën më të bukur, i shohim ditët me qëllime jo në mënyrë monotone, të mërzitshme e shohim me ngjyra.

Gazetarja: Kemi parë shumë fëmijë që janë të frekuentojnë palestrën, notin etj.

Estela: Kur flas për aktivitet fizik unë nuk po flas për aktivitet fizik te detyrueshëm. Aktivitet fizik është një shëtitje ne ajër ta pastër, është një vrap që fëmija e bën me qejf, është një ngjitje shkallesh, larja e shtëpisë, pastrimi i pluhurave te shtëpisë, ndihmesa e prindërve për të derdhur plehrat, për t’i ndihmuar për të bërë Pazar edhe këto janë pjesë e aktivitetit fizik. Pra nuk është e thënë se s’bën aktivitet sportiv. Gjithashtu enderfina rregullon gjumin. Ankohemi shpesh që fëmijët nuk na i zë gjumi, kur do të vijë ora e gjumit, kur do t’i zërë gjumi, në qoftë se është në aktivitet fizik të vazhdueshëm pra e ka pjesë të racionit ditor atëherë ky fëmijë do ta ketë më të lehët për të fjetur dhe ritmet e ciklit gjumë-zgjim do t’i ketë më të rregulluara. Gjithashtu, është parë me studime të vërtetuara shkencërisht se aktiviteti fizik ka një impakt në zvogëlimin e ankthit tek të rinjtë që janë anksioz. Aktiviteti ndikon shumë në rënien e ankthit, pra aktiviteti fizik është një antianksioz shumë i mirë.

5. Gjithashtu rregullon dhe problemet ndërshoqërore që kanë të rinjtë. Marrja pjesë në një skuadër, qenia pjesë e një grupi që ka një fokus të përbashkët, ndikon që të përmirësoje marrëdhënien ndërshoqërore. Sidomos ata të rinj ata fëmijë që janë të ndrojtur, të tërhequr aktiviteti fizik në grup i ndihmon që të rregullojë këto marrëdhënie më shoqërinë dhe gjithashtu i ndihmon që të këtë një koncept normal në një trup të shëndetshëm. Për të pasur një trup të bukur duhet të marrësh më sport. Kjo eliminon dhe shumë probleme të adoleshencës.

Përveç trurit aktiviteti fizik ndikon shumë dhe në një muskul të rëndësishëm në trupin e njeriut që është zemra. Sa më shumë aktivitet fizik, aq më shumë rritet performanca e zëmrës, aq më shumë përforcohet performanca e saj sepse aktiviteti fizik ndikon në rritjen e vaskularizimit, rritjen e enëve të gjakut dhe të zemrës, dhe sa më shumë vaskulizim, sa më shumë enë gjaku të ketë zemra aq më shumë furnizohet më oksigjen dhe më ushqyes njësoji edhe truri dhe aq më pak mundësi ka që në të ardhmen ky fëmijë të bëjë ishemi, dhe nga ishemia, nga mosfurnizimi i zemrës mjaftueshëm, kemi rritje të yndyrave në gjak, yndyrat bllokojnë enet e gjakut, ky bllokim i enëve të gjakut çon në mosoksigjenim të mjaftueshëm të zemrës dhe më pas kjo çon në infarkt ose dhe në goditje në tru më pas. Pra bllokimi i enëve të gjakut ndikon në formimin e trombëve që mund të përfundojnë kudo pastaj në tru, në veshka, në mushkëri në mëlçi dhe këto janë sëmundje që po shihen, që po shfaqen gjithmonë e në mosha më të hershme dhe një arsye e këtyre është dhe mungesa e aktivitetit fizik në fëmijëri.

Gazetarja: Shumë e drejtë! Duke ndenjur me I-Pad përpara, kompjuter, pa lëvizur. Pra aktivitetet fizike nuk është se kushtojnë shumë pasi në fillim të programit ju thatë që aktivitet fizike është dhe një vrap, një ecje, një lojë me top poshtë pallatit.

Estela: Po, dhe unë dua të theksoj që sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekshmërisë në botë, domethënë jo vetëm në Shqipëri, por në botë. Të parat janë sëmundjet e zemrës dhe më pas janë sëmundjet kancerogjene. Pra ne duke i bërë dhe duke i nxitur fëmijët tanë të jenë aktiv në po u japim një ndihmesë të madhe shëndetit të tyre në vazhdim. Një kronikë tek lajmet para disa ditësh, thoshte së mosha 30-vjeçare që tashmë po prekën nga sëmundjet e zëmrës dhe që kjo është vërtetë për të ardhur keq që ti fillosh këtyre halleve që në këtë moshë.

Gjithashtu aktiviteti fizik ndihmon dhe enët e gjakut, i bën ato më fleksibël dhe duke qenë se enet e gjakut behën më elastike atëherë kemi një kontroll më të mirë të presionit të gjakut dhe tensionit. Individët që merren me aktivitet sportiv që në fëmijëri kanë më pak gjasa, që kur të rritën në moshë të madhe të jenë hipertensivë, pra të vuajnë nga presioni i lartë i gjakut. Tensioni i lartë vjen nga një moselasticitet i enëve të gjakut, pra kur rrahjet e zemrës ose vëllimi i gjakut rritët, enët e gjakut duhet të zgjerohen që të kompensohet presioni. Më personat që kanë probleme më enët e gjakut ata, janë risitë me mure gjaku që nuk kanë këtë fleksibilitet, të zgjerohen dhe ngushtohen sipas nevojave të organizmit. Pra edhe një herë aktiviteti fizik ndihmon që mos të jemi hipertensive në të ardhmen, me tension të lartë të gjakut.

Aktiviteti fizik ndikon dhe në nivelin e glukozës në gjak, duke bërë që glukoza të kapet nga muskujt, të përdorët nga ato dhe ndërkohë në këtë mënyrë ruhet balanca e glukozës në gjak, dhe këta fëmijë që kryejnë aktivitet fizik kanë shumë më pak gjasa të preken nga diabeti tip 2. Në qoftë se në moshat e fëmijëve ne shihnim diabetin tip 1, diabetin e trashëgueshëm ose të lindur siç i themi ndryshe, shohim se edhe mosha e prekur nga diabeti tip 2, diabeti i fituar siç i themi ndryshe, po zbret akoma dhe më poshtë. Pra po shohim fëmijë që janë të prekur nga diabeti 2 gjë që më parë ka qenë shumë e rrallë.

Aktiviteti fizik ndikon në mbipeshë. Fëmijët që kryejnë aktivitet fizik janë me peshë normale të trupit duke pasur një glicemi normale dhe duke pasur yndyrat në normë normalisht dhe pesha e trupi është në normë.

Gjithashtu, ai ndikon dhe te densiteti kockor, pra ta që kryejnë aktivitet fizik i kanë dhe kockat në formë. Në qoftë se nuk do te kryenim aktivitet fizik, kocka nuk do të arrinte të formonte densitetin e duhur dhe do të ishte shumë lehtë e thyeshme gjë që njihet ndryshe si osteoporoza.

Ndikon gjithashtu në mushkëri, në pulmone, dukë rritur kapacitetin e tyre.

Dhe në muskulaturë gjithashtu aktiviteti fizik ka ndikim. Sa më shumë aktivitet fizik që bën aq më shumë shtat hedh fëmija, aq më i fortë behët fizikisht.

Këto ishin pak a shumë ndikimet që sjell në trupin tonë aktiviteti fizik:

Gazetarja: Pra aktiviteti fizik është i domosdoshëm si për shëndetin mendor ashtu edhe për atë fizik, apo jo?

Estela: I pazëvendësueshëm do të thosha. Jo vetëm i domosdoshëm por edhe i pazëvendësueshëm. Koha që duhet të bëjmë aktivitet fizik, është rreth 1 orë, rreth 60 minuta nga mosha 2 vjeç e lart. Jo vetëm 60 minuta aktivitet fizik të lehtë, por deri të moderuar dhe intensiv. Në qoftë së fëmijës nuk mund të kryejë 60 minuta aktivitet fizik për arsye të ndryshme, atëherë ta kryejë në dy pjesë me nga 30 minuta ose të paktën 4 intervale me nga 15 minuta aktivitet fizik të moderuar ose intensiv. Llojet e aktiviteti fizik janë 3:

  • Aktivitet fizik që ka të bëjë më qëndrueshmërinë

Që quhen ndryshe aktivitet aerobik dhe përfshin lëvizje që vënë në punë grupe të mëdha muskujsh. Ky lloj aktiviteti aerobik ndikon në punën e zëmrës. Gjithashtu në frekuencat e respiracionit, në frekuencën e frymëmarrjes dhe mushkërisë që të rrisë kapacitetin e saj, dhe gjithashtu na bën që të djersimë, dhe dukë djersirë nxjerrim dhe toksinat e dëmshme nga organizmi jonë. Pra ky lloj aktiviteti është i rëndësishëm për zëmrën dhe mushkërinë. Ai përfshin aktivitete të tilla që kanë përbrenda vrapin. Vrapin e thjeshtë ose vrapin në futboll, vrapin në basketboll, në lojëra të ndryshme sportivë. Përfshin ngjitjen, notin, biçikletën, pra çdo aktivitet fizik që na bën që të dihasim, të lodhemi paksa.

  • Lloji tjetër është lloji i aktiviteti që ka të bëjë më lakueshmërinë me elasticitetin, fleksibilitetin. Pra është aftësia për t’u zgjatur, për t’u shtriqur, për t’u përkulur dhe ky ndikon në artikulacione dhe adaptimi më këtë lloj aktiviteti fizik që na bën fleksibël, na ndihmon që të kryejmë aktivitet tona kohorë pa pasur frikën se do tërheqim muskuj, do këpusim mish siç quhet në gjuhën e popullit, pa pasur frikë se mos do zhvendosim ndonjë artikulacion pra do bëjmë ndonjë ndrydhje dhe do na ndihmojë gjithashtu që të kemi një posturë të rregullt pra që të qëndrojmë drejt. Po shohim që shumica e fëmijëve sot janë bërë gungaçë domethënë është më të vërtetë për t’u ardhur keq. Një telefon përpara, shpatullat e mbledhura dhe kurrizi përkulur. Loja në park përfshin këtë lakueshmërinë, pra përshin lojën që lakojnë trupin, mbledhja e gjithëve, ngjitja, larja me leckë e shtëpisë, pastrimi i pluhurave duke u përpjekur për të kapur lartësitë edhe këto ndikojnë në të tilla aktivitete fizike që përfshijnë lakueshmërinë.
  • Forma e tretë e aktivitetit fizik është që përfshimë forcat. Pra është aktiviteti fizik ku në ushtrojmë forcë kundrejt një forcë tjetër, pra forcën e shtytjeve. Kjo i bën muskujt tanë më të fortë. Aktivitete të tilla për shembull mund të përmendim peshëngritjen ose derdhën e plehrave pra të ngremë pesha, osë ndihmën në pazar pra kur fëmija ngre pesha ose shtyn për shembull ngjitja e shkallëve, ti ushtron forcë tek shkallët për t’u ngjitur. Pompat gjithashtu ndikojnë në këtë aktivitet fizik.

Pra këto janë tre format e aktiviteteve fizikë që na kompletojmë për të qenë të shëndetshëm.

Gazetarja: Shumë e drejtë. Pra njerëzit që duan të kenë vërtet një trup të shëndetshëm, një mëndje të shëndetshme duhet të mos ndalemi për të bërë aktivitete fizike, por natyrisht t’ia kulturojmë këtë dhe fëmijëve tanë.

Estela: Doja të theksoja dhe kur zgjedhim shkollën ose qendër më të vogël të edukimit për shembull kopshtin ose erdhën, të interesohemi shumë sa aktivitet fizik do të kryejnë dhe si do të kryejnë sepse në shumicën e rasteve qoftë në shkolla qoftë në kopshte dhe çerdhe kjo neglizhohet dhe më të vërtetë është një neglizhencë që nuk e rikuperojmë dot më vonë.

Gazetarja: Është e drejtë në fakt. Të paktën nëse kemi atë hapësirën tonë për mbasdite ta shfrytëzojmë dhe ta plotësojmë në. Mirë, Estela të falënderoj përzemërsisht shumë që ishe sot e pranishme. Në dëgjohemi më tema të tjera interesante me miqtë tanë! Mirë u takofshim!