Shoqeria ne fokus Alergjite – Dr. Estela Elezi

Kur, ku dhe pse ndodh alergjia? Ç’shenja ka? Si mund ta kuptoje një prind që femija i tij është alergjik ndaj një ushqimi apo bime? Për këto dhe më shumë do të na flasë sot psikologia Estela Elezi.

Pyetje: Shumë nëna vuajnë nga femijë alergjik, sepse kanë dhe shumë problem për ta pikasur çfarë alergjie është apo jo?

Pergjigje: Ka disa hapa kryesor si mund të zbulojmë që fëmija jonë është alergjik dhe nga se është alergjik. Ndër simptomat e alergjisë janë skuqja e lëkurës, sy që lotojnë, tështima, hundë të bllokuara ose që rrjedhin vazhdimisht me sekrecione të ujshme gjithashtu mund të kemi dhe kollën.

Ku dhe kur i shfaqen këto simptoma të alergjisë fëmijës,

Hapi i parë është pyetja e vetes kur shfaqen simptomat e alergjisë tek femijët, p.sh. na shfaqën më shumë natën në dhomën e gjumit. Shkon në shkollë ose kopsht luan është mirë 2dhe më pas kur shtrihet për të fjetur të darkë shfaqën këto simptoma. Dhe fajtorin duhet ta gjejmë pikërisht në dhomën e gjumit të fëmijës. Shkaktar mund të jetë pluhuri, myku etj. Kemi alergjitë sezonale në sezone të caktuara të viti që përkon pikërisht më çeljen, me lulëzimin e luleve të ndryshme sipas stinëve të ndryshme dhe sidomos kur agravohen këto simptoma ditët me erë. Mund të shfaqën në kohën kur fëmija është në shkollë. Shenjat fëmija i ka kryesisht atje, natën dhe kur fëmija ndodhët në shtëpi fëmija është në rregull. Simptomat mund t’i këtë gjatë gjithë vitit dhe shkaktarë të këtyre simptomave janë kafshët, tymi, tymi i duhanit sidomos, ushqimet por nuk përjashtohet as myku ose pluhuri. Mund t’i shfaqen shenjat te shtëpia e një shoku ose te shtëpia e një të afërmi. Kur fëmija shkon atje, ai fillon të teshtijë behët me hundë të bllokuara kollitet shpesh, sytë i lotojnë dhe këto gjëra i shohin vetëm kur shkon atje. Shkaktar mund të jetë kafsha shtëpiakë që ka shoku i tij, në atë shtëpi mund të këtë një person duhanpirës, mund të jetë myku sepse në atë shtëpi ka lagështirë. Në rastet kur fëmija ka simptoma kur shkon tek shtëpia e një shoku është dhe rasti më i lehtë pasi ose nuk shkojmë më tek shtëpia e atij shoku ose kur shkojmë marrim një antihestamilik përpara së të shkojmë tek ai (më konsultën e mjekut).

2) Alergjentët e mundshëm

Dija është liri në vërtetë, prandaj dukë njohur alergjenët pak a shumë do të mësojmë dhe si t’i evitojmë. Ndër alergjentët të mundshëm kryesorë do të përmendim :

  • Polenin

Polenet janë fara si pluhur që gjendën tek lulet është pjesa e verdhë e lules. Ato shpërndahen në ajër më erën dhe ndalojnë kudo, depozitohen kudo në flokë, në veshje, në mukozën e hundës, në mukozën e polmoneve dhe prandaj janë kaq shumë problematikë, sepse përhapën gjithandej më erën.

  • Pluhuri

Tjetër shkaktar dhe tjetër alergent kryesor që është mjaft i përhapur e pothuajse nuk ka person që bën testin për alergentët (kutan) dhe të mos i dali ky si alergent në trupin e tij është edhe pluhuri. Vetë pluhuri nuk jep alergji, por janë disa mikroorganizma, disa organizma mikroskopikë që janë akarienët që jetojnë në pluhur dhe defekimet, eksrementet e këtyre organizmave të padukshëm më sy të lirë, janë aq të vogla sa fluturojnë në ajër dhe defektimet e këtyre organizmave shkaktojnë alergji, sepse ashtu si poleni këto përhapën në ajër më rrymat më korentet me erën dhe ato përfundojnë kudo në flokë në veshje dhe kur përfundojnë në mukoza japin simptomat e alergjisë. Ambienti ideal për rritjen e akarieneve është një ambient i ngrohtë e i lagësht, kështu që edhe kjo mund të marri karakter sezonal në pranverë , në vjeshtë kur moti është i ngrohtë e i lagësht.

  • Myku

Mykun mund ta gjejmë kudo nëpër shtëpi. Megjithëse atë nuk mund ta arrish ta shikosh më sy të lirë, myku është gjithandej i përhapur dhe myku kërkon errësirë kërkon vend të freskët dhe të lagësht. Mënyra sesi myku behët alergjizues është nëpërmjet sporeve që ai lëshon në ajër. Sporet më pas përfundojnë në mukoza dhe japin simptoma alergjike.

  • Tymi i duhanit

Më pas është tymi i cigares i cili është ndër shkaktarë kryesorë të alergjive dhe shkaktari më i nënvlerësuar është “Tymi sekondar”, pra tymi që thith një person joduhanpirës. Është shkaktari më i nënvlerësuar dhe në të njëjtën kohë tymi i cigares është shkaktari më lehtë i parandalueshëm.

  • Kafshët

Nuk është pushi i kafshëve, por janë copëza të lëkurës të përziera më pështymën e kafshës që shpërndahen nëpër ajër dhe i kanë të tëra kafshët gjitarë në përgjithësi qentë, macet, zogjtë. Të vetmet kafshë që nuk bëjnë pjesë në këtë rregull janë zvarranikët ose peshqit.

  • Bari

Bari është një alergjizues tjetër. Lloje të ndryshme bari dhe kontakti i drejtpërdrejtë me barin pra prekja, luajtja në bar shkakton alergji.

Pyetja: Edhe pse është një kënaqësi shumë e madhe në fakt kur i shohim fëmijët të luajnë në bar, rreth moshës 10 vjeç kjo gjë mund t’i shkaktojë simptoma alergjikë apo jo?

Përgjigje: Po ka fëmijë që fatkeqësisht duhet të jenë të kujdesshëm dhe të shmangën nga kontakti më barin por duhet të kemi parasysh sa fëmija përfiton, nëse simptomat e alergjisë nuk janë dhe aq të theksuara lëre të luaje në bar nuk ka problem dhe në rast të kundërt në qoftë se ato bëhen me të vërtetë shqetësuese, atëherë duhet të evitojmë kontaktin. Gjithsesi , barët kanë lloje të ndryshme dhe jo të gjitha llojet e barërave shkaktojnë alergji.

  • Produktet kozmetikë

Shumë produkte kozmetike që japin alergji dhe që janë të të përhapura qoftë një parfum, krem, shampo, zbutës, detergjente të ndryshme, sapunë të ndryshëm, larës pjatash të ndryshme, pra ka një gamë që nuk ia vlen të përmendet për produktet kozmetike që japin alergji. Duhet t’i ushtrohet sidomos kujdes parfumeve të shtëpisë, aromat e shtëpisë. Problemet janë dhe qirinjtë me parfum, prandaj mundohuni të bëni një zgjedhje sa më natyrale për shembull një bimë ose erëz aromatikë sesa me produkte të tjera. Kudo që shkruan produkt kozmetik ose flagrance dihet që ai është një produkt sintetik.

  • Alergjenët ushqimorë

Pyetje: Këto alergjentët ndonjëherë nuk ia gjejmë shkaktarin pasi në mund t’i kemi dhënë fëmijës shumë ushqime dhe nuk kemi mundësi të përcaktojmë shkaktarin e alergjisë.

Përgjigje: Pikërisht, prandaj duhet t’ia fillojmë fëmijëve ushqimin gradualisht duke pritur 4 ditë. Zakonisht janë jeshillëqet, por edhe mielli mund të jetë një shkaktar alergjie madje është dhe ndër shkaktarët kryesor ushqimor.

Si t’i parandalojmë alergjitë nga disa alergjentë që sapo përmendëm

  • Dobia e qumështit të gjirit

Le të flasim si t’i parandalojmë alergjitë nga alergjentë që sapo përmendëm. Në shpesh kemi përmendur qumështin e gjirit për rëndësinë e tij dhe do ta vazhdojmë ta përmendim atë. Mukoza e zorrës kë njeriu ka një efekt “port”, një efekt që lejon të futën substancat e mira dhe të pengohen të dëmshmet, ndërsa mukoza e bebes është hoje-hoje, është mjaft poroze dhe kjo sjell kalimin e mjaft proteinave që normalisht nuk duhet të kalojnë në qarkullimin e gjakut. Në momentin që një proteina bie në kontakt me qarkullimin e gjakut, ajo konsiderohet nga organizmi jonë si alergjente, pra si trup i huaj dhe ndaj saj kemi një reaksion, një përgjigje imflamatore konkretisht që quhet përgjigje alergjike. Pra nisja e shpejte te fëmijët e ushqimit të ngurtë është një shkaktar kryesor që fëmija të këtë alergji nga ushqimet. Kështu që, sa më shumë dhe sa më gjatë më qumështin e gjirit, të paktën deri në moshën 6 ose 8 muajsh që mukoza e zorrës fillon të behët më e dendur.

Pyetja: Qumështi i nënës ka vlerë deri kur ia ndërpresim apo jo, sepse kemi dëgjuar shumë raste që ka njerëz që thonë se një viti qumështi i nënës nuk ka më vlerë pas një viti?

Përgjigje: Qumështi i nënës është i vetmi ushqim që përshtatët më çdo nevojë e fëmijës, pra kur fëmija është i sapolindur qumështi është në formën e kulloshtrës, ka shumë antitrupa për mbrojtur një krijesë që ka qenë në një botë pa aseptikë, pa asnjë lloj mikroorganizmi dhe që vjen në një botë që popullsia dominante janë bakteret, mikrobet, viruset, etj. Pra nga një botë aseptike vjen në një botë më dominancë mikroorganizmash dhe qumështi i gjirit është një kolazh antitrupash që ka njohur nëna dhe duke qenë së fëmija do jetojë në ambientin e nënës natyrisht antitrupat që i duhen janë antitrupat që ka njohur nëna sepse nëna në kontakt më këto patogjenë ka qenë dhe është. Më pas nga kulloshtra fillon qumështi çdo dy javë të ndryshojë në varësi të nevojës që ka fëmija, madje djemtë e kanë qumështin e gjirit ndryshe dhe vajzat e kanë qumështin e gjirit ndryshe dhe çdo moshë , çdo etapë e fëmijërisë ka një qumësht gjiri që i përshtatët kërkesave dhe rritjes dhe zhvillimit të fëmijës. Nga OBSH (Organizata Botërorë e Shëndetësisë) rekomandohet gjidhënia deri në moshën 2 vjeç. Gjithsesi afatet e përfitimeve nga qumështi i gjirit nuk përfundojnë në momentin që fëmija ndërpret ushqimin më gji. Benefitet nga qumështi i gjirit vlejnë gjithë jetën, madje dhe shumë sëmundje edhe ato kancerogjene mund ta kenë gjenezën ngaqë fëmija nuk është ushqyer me gji mjaftueshëm ose nuk është ushqyer me gji fare. Një ndër pasojat kryesore që jep mungesa e ushqimit me gji janë dhe alergjitë, sidomos ato ushqimorë.

  • Alergjitë nga ushqimet

Një mundësi për të evituar alergjitë është dhe njohja me ushqimet e ngurta gradualisht. Për shembull, fillojmë vetëm bananen në sasi të vogla, rrisim sasinë gradualisht dhe presim të paktën 4 ditë për ta njohur me një ushqim të ri. Ndonjëherë është ajo tendenca e nënave që t’i japin sa më shumë ushqime që të rritet sa më shpejt e të jetë sa më i fortë dhe kështu i japin 3-4 fruta njëkohësisht dhe në qoftë se ndodh që fëmija të këtë ndonjë problem atëherë ti nuk di se kujt nga këto të 4 t’ia vësh gishtin. Duhet t’i eliminosh të 4-ta, pastaj gjë që është në dëm të fëmijës, në qoftë së ai i hëngri përnjëherësh 2-3 vaktë pastaj nuk do t’i hajë më këto të 4 dhe ky është problem.

Pyetja: Dy vitet e para duhet një kujdes më i detajuar sepse kur rritët fëmija bën një zgjedhje dhe vetë.

Përgjigje: Sidomos në vitin e parë të jetës por edhe më vonë të behët kujdes maksimal në njohjen dhe fëmijës me ushqimet industrialë , pra më kosat e frutave të paketuara etj., sepse megjithëse thuhet që përbërësi kryesor është kosi aty ka edhe shumë substanca të tjera mund të këtë gjurmë arrorësh gjurmë nga frutat e thata, mund të këtë substanca të tjera që fëmija mund të jetë alergjik dhe ti nuk e kupton se nga i erdhi, pra ti thua kosi ndërkohë që e ka nga një aditiv e ka nga një ngjyrues e ka nga diçka tjetër që ti as nuk e di pasi nuk e di së çfarë ka si përbërës as nuk e kuptohet ndonjëherë nga masa e gjerë së çfarë shuajnë e etiketat e ushqimeve të konservuara ushqimeve të blera pra të gatshme, kështu që sa më shumë ushqim shtëpiak. Më të vërtetë është më i lodhshëm por kushton më pak dhe kur e imagjinon lodhjen që do kalosh nëse përballësh më situata të tilla gjithsesi nëse na ndodh që ne kemi një fëmijë në vitin e parë të jetës pra pa mbushur një vjeç që ka kohë të gjatë me rrufë, me hundë të ujshme dhe më ndonjë kollë, atëherë duhet të fillojmë e të dyshojmë dhe nëse ky fëmijë ushqehet vetëm më gji ose më formulë atëherë duhet të fillojmë të dyshojmë ose te një ushqim që merr nëna pra të bëjmë kujdes, ose tek formula do ndryshojmë formulën e qumështit artificial pra qumështit zëvendësues dhe do kërkojmë të gjejmë një formulë sa më pak alergjizuese pra sa më neutrale në qoftë se shenjat e alergjisë na fillojnë në formën e rrashit në formën e diarresë në formën e teshtimave të kollës, por në një moment që ne e kemi prezantuar fëmijën pak a shumë më të tëra ushqimet atëherë dilema kush ia dha nga kush i shkaktohet ndonjëherë shkaktarët kryesorë janë bulmetrat janë një listë ushqimesh që janë shkaktarët kryesorë dhe një mënyrë efikase dhe e lehtë për t’u kuptuar se kush na e dha alergjinë është të eliminojmë alergjizuësit kryesorë që janë bulmetrat janë arrat tërë frutat e thata në përgjithësi, por arrat në veçanti veza e bardha e vezës prandaj edhe për të bardhën e vezës insistohej që të shtyhet deri në vitin e parë të jetës të mos i nisët fëmijës janë agrumet por qitroja kryesisht edhe mielli dhe ideale do të ishte të evitonim këto 5 lloje ushqimesh të paktën 2 deri në 4 javë dhe më pas t’i fusim 1 nga 1 pra atë që duhet ta kishim bërë kur fëmija bebe pra njohja 1 nga 1 atëherë mund ta bëjmë që menjëherë ta eliminojmë, është pak e vështirë, sepse mund të thuash miellin s’ia jap çfarë do të hajë do të hajë bukën e misrit. Idealja është që ti t’i ndalosh menjëherë dhe pastaj t’ia fillosh avash-avash për të parë se tek cili ushqim fillohen prapë shenjat nga e para, pra në qoftë se për shembull në zemër bëjmë edhe një check-listë duke evituar qumështin të bardhën e vezës millin agrumet, qitron me shumë megjithëse nuk konsumohet shumë nga shqiptarët frutat e thata dhe në qoftë se eliminojmë këto dhe atëherë fusim qumështin dhe na fillon skuqjen dhe të kruarën e lëkurës dhe ndonjë diarre atëherë themi se e kemi pasur nga qumështi dhe e ndërpresim, presim dhe dy javë të tjera dhe fillojmë gradualisht pra një filxhan kafeje një gotë të plotë dhe presim se kur do të na shfaqen këto shenja, një mënyrë më e lehtë duken testet e lëkurës për të parë nga kush ushqim jemi alergjik, por deri në moshën 5 vjeçare nuk janë shumë akurate, pra nuk tregojnë gjithmonë të vërtetën, kështu që do të përdorim këto metodat tona për të gjetur se kush pastaj ka raste që testet dalin negative dhe fëmijët vazhdojnë të jenë alergjikë për shembull qumështi në klinikën tonë në hasim shumë raste, por qumështi është më i zakonshmi dhe megjithëse në testet kutane ka dalë negative përgjigja pra nuk del alergjik nga qumështi dhe sa herë që konsumon produkte qumështi atëherë pason me ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes po flas për format e rënda të alergjisë që janë edhe më të kapshmet dhe një mënyrë për t’i zëvendësuar është ose qumështi i sojës por meqë në Shqipëri nuk është lehtësisht i gjetshme përdorët qumështi i dhisë që është shumë më pak alergjizues sesa qumështi i lopës duhet të bëjmë shumë kujdes edhe në leximin e etiketave, sepse përdorën term tillë si për shembull “kazeinë”. Kazeina është pikërisht proteina e qumështit që na jep alergji. Pra në produktin që në blejmë nuk lexon qumësht apo bulmet por lexon kazeinë që është e njëjta gjë sikur ti të kesh marrë qumështin. Ose për shembull për ata që janë alergjik ndaj miellit nuk shkruhet miell, por shkruhet semolina, pra përdorën emra të ndryshëm kështu që duhet të jemi shumë vigjilentë ndaj këtyre, sidomos në qoftë së kemi fëmijë alergjik dhe më simptoma alergjike goxha të theksuara. Kjo ishte pak a shumë për sa i përket parandalimit të alergjive ushqimore.

  • Alergjitë nga pluhurat

Po enët pak a shumë i kemi folur, pra mos dalja jashtë në ditët me erë, larja e flokëve, larja e rrobave dhe nderja e tharja brenda, pra të mos i thajmë jashtë në mënyrë që të evitojmë dhe depozitimin e poleneve në rroba.

Metodat më të lehta dhe më pak të kushtueshme që mund të bëjmë për sa i përket mbrojtjes nga pluhuri janë:

1. Largimi i lodrave pellush nga dhoma e gjumit, në qoftë se fëmija insiston për ndonjë lodër të preferuar prej pellushi atëherë këtë lodër prej pellushi mund ta fusim në një qese dhe 2 herë në javë e lejmë gjithë natën në frigorifer për të shkatërruar akarienat që ajo ka mbledhur.

2. Duhet treguar kujdes më librat, sidomos librat që janë nëpër rafte pa kapak por edhe ato që kanë kapak nuk janë mirë të puthitur dhe po ta shohësh janë të mbushura më pluhur.

3. Kujdes më mbingarkesën më rroba. Është e mirë që fëmijët që janë alergjik të mos kenë dollap në dhomën e tyre, por, në qoftë së kanë, rrobat të jenë të paketuara në çanta më vakum dhe të fshihen rregullisht për të hequr pluhurin dhe sidomos mos të jenë pallto ose gjëra të rënda që thithin shumë pluhur.

4. Kujdes më jorganët, jatëqet ose xhupat që janë më pupla. Është mirë që të përdorën jastëkët më mbushje sintetike, madje ka edhe mbështjellës disheku dhe jastëku që janë kundra akarieneve, ato janë idealët që të përdorën.

5. Kujdes më ruajtjen e sendeve poshtë krevatit, më materialët e leshta.

6. Tapetë janë një bombë pluhurash, prandaj nëse kemi një fëmijë shumë alergjik ndaj pluhurave është mirë të mos përdorim tapet por të kemi një shtëpi të shtruar më parket.

7. Është idealë të zgjidhën grila vertikale dhe jo horizontale.

8. Bimët më gjethe të gjëra në shtëpi janë mbajtëse të pluhurit.

9. Është mirë të përdorim sistem filtri në shtëpi që të filtrojnë ajrin.

10. dhe e fundit është për mobiliet që janë më shumë gdhendje. Duhet të tregojmë kujdes dhe t’i pastrojmë shpesh pasi mbajnë shumë pluhur.

Është një tmerr për nënat që duhet të rrinë të mendojnë ku mund të zërë pluhur shtëpia, por është e domosdoshme nëse kanë s’je fëmijë alergjik.

11. Është mirë që lagështira të mbahet në nivelet 25 % – 40 %. Ka aparatura që e masin lagështinë në shtëpi, gjithsesi më e thjeshtë është të blihet një orë muri që ka të implementuar brenda një matës lagështirë dhe një termometër. Pra thamë që akarienët duan një ambient të lagësht dhe të ngrohtë dhe lagështira është kyçe që të mos kemi një mbishtesë të akarieneve.

Mykun mund ta gjejmë gjithandej, në vende që ne as nuk e mendojmë. Tualeti është vendi ideal ku rritët myku, vendet midis pllakave, kabina e dushit, peshqirët ose rrobat e lagura që i mbajmë në banja në pritje për t’i larë, në dhomën e gjumit jastëkët ose dyshekët e vjetër, batanijet, janë vendet e favorshëm për rritjen e mykut. Tapetet gjithashtu, dhe sidomos kur kemi fëmijët të vegjël dhe ato lagën shpesh, derdhët një gotë ujë etj. Tapetë e njomur janë vendet ideale për rritjen e mykut, dritaret, parvazet e dritareve por edhe bimët që mund të mbajmë në shtëpi mund të zënë myk.

12. Në kuzhinë gjithashtu frigoriferi duhet të pastrohet më kujdes, pjesa e lavamanit.

13. Gjithmonë kur gatuajmë duhet të ndezim aspiratorin, gjithashtu dhe në tualet sa herë bëjmë dush duhet të ndezim aspiratorin për të evituar avujt e tepërt dhe të ulim lagështirën në shtëpi.

14. Është mirë që tualetin ose vendet e tjera që janë të përshtatshëm për myk t’i pastrojmë më solucion që janë mykshkatërrues që njihet si Ace-ja, dhe e holluara në 1 më 10. Një kapak ace me dhjetë kapakë ujë është përmasa ideale për të pastruar pllakat dhe kujdes të përdorim dorëza.

Pyetje : Ndonjëherë është ajo mania për ta harxhuar të gjithin kur pastrojmë pllakat.

Përgjigje: Gjithmonë në njësinë 1 me 10.

15. Duhet ta ajrosim sa më shumë shtëpinë dhe të lajmë sa më shpesh sendet e gjumit si jastëkët, rreth një herë në muaj qoftë për alergjikët ndaj pluhurit qoftë për alergjikët ndaj mykut dhe një herë në vit duhen ndërruar jastëqet nga e para.

16. Është efektive dhe përdorimi i dritës së natës, sepse thamë që myku do lagështirë, errësirë dhe freski. Në qoftë së përdorim një dritë natë, atëherë në i heqim errësirën mykut, kështu që mbase në një farë mënyrë ndihmojmë që të mos zhvillohet aq shumë.

Më pas kemi dhe mykun nga kafshët. Fatmirësisht kjo nuk është edhe aq i vështirë për t’i evituar saç është dhe myku nga pluhuri.

17. Para së të vendosim për të blerë një kafshë në shtëpi duhet ta prezantojmë fëmijën me këtë kafshë një javë tek një i afërm ose një shok dhe shikojmë nëse ka shenja apo jo. Nëse ka atëherë nuk ia marrim.

Pyetje: Nëse fëmija ka alergji nga një kafshë e caktuar, atëherë simptomat e alergjisë i shfaqën menjëherë brenda ditës?

Përgjigje: Jo jo brenda ditës. Të paktën 5 – 6 ditë, diçka e tillë.

Në qoftë se kafshën e keni në shtëpi atëherë mundohuni ta largoni nga shtëpia. Në qoftë së fëmija insiston, të paktën lëreni në një cep të shtëpisë dhe gjithë shtëpinë pastrojeni. Më pas shikoni nëse fëmija pa pasur kontakt më kafshën a largohen simptomat apo jo. Nëse simptomat largohen atëherë detyrimisht duhet larguar kafsha nga shtëpia.

Pyetje: Çfarë duhet të bëjë nëna nëse fëmija krijon alergji nga një ushqim, apo kafshë e caktuar, thjesht do të shmangë atë, do ta lërë të iki vetë?

Përgjigje: Në qoftë së simptomat nuk janë të theksuara, atëherë thjesht e shmangim ndërsa nëse simptomat e alergjisë janë të theksuara si për shembull astma alergjikë atëherë janë disa lloje vaksinash që përdorën në harkun kohor të një viti më një renditje të caktuar dhe janë shfaqur efektive në mjaft raste. Metoda e fundit është vaksinimi, por të gjitha këto pas konsultimin më mjekun alergolog, mjekun specialist.

Pyetje: Të paktën nëna tenton t’ia largojë vetë duke përdorur mënyrat që ju thatë.

Përgjigje: Po dhe mënyra e fundit është evitimi i tymit të duhanit. Normalisht, idealja është që askush mos të pi në shtëpi, në qoftë së është ndonjë familjar që nuk e lë dot të paktën, gjithmonë të pi jashtë. Asnjëherë mos të pi brenda edhe në kohën, kur fëmija nuk është në shtëpi mos të pi brenda në shtëpi sepse tymi i duhanit ngelet akoma për një kohë të gjatë. dhe mundësisht dhe rrobat më të cilat ka pirë duhan t’i heq. Për shembull, një nënë duhanpirëse kur pi duhan jashtë të përdori një këmishë dhe më pas kur t’i japë gji fëmijës ta heqë këmishën. Pra dhe rrobat të ndërrohen. Asnjëherë duhan as në shtëpi as në makinë. Këto janë këshillat për duhanpirësit që kanë një fëmijë alergjik.

Të falënderoj Estela që u bërë pjesë e programit dhe për sot, në do të flasim për të tjera tema të bukura . Ju falënderoj qe i ndatë këto minuta me ne, bashkë mirupafshim!