Shoqeria ne fokus Komplikimet e virozave – Dr. Estela Elezi

Sot do të flasim për komplikimet e virozave, pra kur ne duhet të shkojmë te mjeku?

Ajo që duhet sqaruar, është fakti se kur duhet të shkojmë te mjeku, dhe pse na ndodhin të gjitha këto viroza njohja është shumë e rëndësishme, sepse duke njohur ne edhe mund të parandalojmë. Mukusi, ose sekrecionet e hundës, apo qofshin ato në fyt, apo në rrugët e frymëmarrjes në qoftë se nuk largohen ato bëhen një vend ideal për shtimin e baktereve. Këto baktere normalisht janë banorë të hundës, apo grykës por në numër shumë të kufizuar. Gjatë virozave ato rriten dhe shtohen gjatë një harku kohor prej 7 deri 10 ditëve, gjithashtu për 7 apo 10 ditë viroza edhe kalon pasi i gjithë mukusi nxirret jashtë dhe merr me vete të gjithë ngarkesën bakteriale ose bakteret janë rritur mjaftueshëm sa për të marrë të gjithë situatën nën kontroll, në këtë rast kemi një infeksion sekondar. Është shumë e rëndësishme pastrimi i hundës dhe bronkeve nga sekrecionet me preparete, aktivitet fizik etj.

Greis: Në fakt kam dëgjuar se lënia e një qepë hapur natën ndihmon në këtë pjesë?

Estela: Këto janë gjëra që na ndihmojnë, por nuk janë të vërtetuara klinikisht.

Kur ndodh mbiinfeksioni?

Një rast mniinfeksioni është infektimi i veshit të mesëm, gjatë virozës si fëmijët, por edhe adultët kanë ndjesinë e veshëve të mbyllur me tapa ndonjëherë, mund edhe të kemi edhe një dhembje të lehtë të herë pas hershme arsyeja pse ndodh kjo është grumbullimi i mukusit, pas daulles tek veshi i mesëm kjo na jep ndjesinë e presionit. Megjithatë e gjithë kjo nuk është një shkak për të vajtur te mjeku por nëse bakteret rriten atëherë aty kemi të bëjmë me një infeksion mirëfilli dhe këtu dhembja është e fortë dhe fëmijët mund të ankohen gjatë gjithë kohës por dhembje veshi dhe kjo e shoqëruar me temperaturë ose jo, është rast për të vajtur te mjeku.

Por si do ta kuptojmë këtë gjë te fëmijët e vegjël që nuk e artikulojnë dot me fjalë dhembjen që ndjejnë?

Fëmijët paraqesin këto simtopma: Gjumi i tyre është i shqetësohet shpesh nga dhembjet, madje fëmijët reagojnë me shumë të qara, gjithashtu mund të shoqërohet edhe me temperaturë ose fëmija mund të kapë veshin me dorë. Këto janë indicio që tregojnë se fëmija mund të ketë një infeksion të veshit dhe për këtë duhet çuar te mjeku. Thjeshtë kapja e veshit nga ana e fëmijët pa u shoqëruar me shenjat e tjera, nuk është shkak për të dyshuar për infeksion veshi.

Greis: A mund të kalojë vetë kjo dhembje e veshit?

Estela: Ajo mund të kalojë vetë, por fëmija ka dhembje dhe duhet një konsultë me mjekun për këtë, në fakt një pyetje mund të ishe n.q.s dhembja zë natën, pra duhet dërguar me urgjencë apo të presim mëngjesin. N.q.s ndodh natën, i japim fëmijës paracetamol ose ibubrofen në doza normale, sipas peshës sepse ato qetësojnë dhembjen. Nëse këto nuk e qetësojnë fëmijën, atëherë duhet dërguar në spital.

Së dyti komplikimi i mundshëm që japin virozat mund të jenë edhe sinuset, kjo ndodh nga bllokimi i këtyre sekrecioneve në sinuse dhe më pak infektimi i tyre, që kjo të ndodhë duhet të paktën 10 ditë.

Por kur duhet të dyshojmë se fëmija jonë mund të ketë sinozit ( sinuse)?

Kur fëmija nxjerr sekrecione jeshile nga hunda për më pak se 10 ditë. Pra ripërmendim se pa u mbushur 10 ditë nuk është sinozit, sepse vetë viroza ka sekrecione jeshile. Kur kalon 10 ditshi dhe sekrecionet vazhdojnë në mënyrë të vazhdueshme atëherë lind e drejta të dyshojmë për sinozit. Ne mund të kemi edhe sekrecione nga sytë, pra rrjedhje nga sytë ngjyrë jeshile, por në raste kur nuk shoqërohet me simptomat e lartpërmendura, mund të jetë diçka tjetër kalimtare. Por nëse kemi simptomat e virozave dhe pas 10 ditëve na shtohen edhe sekrecionet jeshile, atëherë duhet një konsultë patjetër me mjekun, sepse dyshohet për sinozit.

Kolla. Mund të pyesni se ç’lidhje ka kolla me sinozitin? Në fakt sekrecionet ashtu siç rrjedhin nga jashtë ashtu mund edhe të kalojnë nga brenda, në rrugët e frymëmarrjes, nëse nuk kemi kollë me shumë mundësi nuk kemi sinozit. Kemi edhe fytyrën tipike të fëmijës që është i sëmurë me sinuset, me kapakët e syve të ënjtur, gojë e hapur dhe aroma e frymës tipike të sekrecioneve të qelbëzuara. Në këto raste është e detyrueshme konsulta. Infeksioni mund të shkojë edhe në rrugët e frymëmarrjes qoftë të pneumonive ose të bronkiteve. Si ta kuptojmë që kjo virozë e ka lënë fëmijën tonë me bronkit, nëse kolla ka sekrecione dhe fëmija ka temperaturë mbi 5 ditë dhe shoqërohet shpesh me frymëmarrje të shpeshta atëherë dyshojmë për një bronkit. Ka raste që kemi pneumoni pra kur situate komplikohet tej mase zakonisht shoqërohet me temperaturë që shkon mbi 5 ditë dhe shkon mbi 39 gradë tipike e kësaj është vështirësia në frymëmarrje, ajo paraqitet më e shpeshtë ne vëmë re se fëmija kur merr frymë vendos në punë të gjithë muskulaturën e kraharorit këtë e kuptojmë kur gjatë frymarrjes, lëkura e poshtë brinjëve tërhiqet dhe futet brenda ngrihen shpatullat, kur fëmija merr frymë etj. Gjithashtu edhe dhembjet gjatë pneumonisë në kraharor nuk janë të rralla fëmija i sëmurë e tregon atë që në fytyrë. Këtë e kuptojmë lehtësisht që pa vënë stetoskopin, që pa folur fare prindi ne kuptojmë që ai fëmijë është i sëmurë, kjo gjithashtu shoqërohet edhe me oreks të rënë etj…

Këto janë disa nga simptomat që e bën prindin ta sjellë fëmijën në ambulancë. Një tjetër shkak që e sjell fëmijën në vizitë te mjeku është kolla e pa zakontë. Dy janë kollët specifike e para është krupi. Krupi është një kollë shumë e rëndë dhe ngjason shumë me të lehurën e qenit që shoqërohet me një zë të ngjirur dhe shoqërohet me një vështirësi në frymëmarrje dhe temperaturë. Mund të ndodhë që fëmija të ketë vështirësi të madhe gjatë frymëmarrjes, kjo sepse rruga e zërit ose korda e zërit është e ënjtur.

Kolla tjetër quhet kolla e mirë. Kolla e mirë fillon në javën e parë dhe nis si një kollë e viroze pra e shoqëruar me sekrecione të ujshme me kollë të herë pas hershme. Ajo mund të përkeqësohet pas javës së parë dhe kemi breshëri kollësh që zgjasin 12 min. Fëmija fillimisht merr frymëmarrje me fishkëllimë më pas kemi breshëri në kollë dhe më pas nxjerrje të mukusit nëse kjo kollë zgjat me pak se 20-30 sek atëherë nuk është një kollë e mirë, por gjithsesi duhet një vizitë te mjeku. Kur janë rastet që fëmija duhet se s’bën të shkojë për vizitë duke shmangur orarin, vonesat në radhë etj. Është pikërisht rasti kur fëmija ka vështirësi në frymëmarrje. Dhe më rëndësishmja se si ta kuptojmë nëse është thjeshtë një pneumoni që duhet të presim konsultën për te mjeku, apo është thjeshtë një urgjencë. Fëmija që paraqet vërtet një vështirësi të madhe në frymëmarrje, nuk i intereson pothuaj asgjë, nuk shfaq interes në lojë, nuk i intereson as celulari atij nuk intereson asgjë. Madje nëse shohim se rreth buzës merret një ngjyrë blu e zbehtë dhe fytyra është e zbehtë kjo është një plus më shumë që fëmijën ta çojmë në urgjencë. Është mirë të masim edhe numrin e frymëmarrjeve kjo bëhet kur fëmija është pa temperaturë, sepse kur është me temperaturë ai e rrit frekuencën e respirimit kështu që këshilla më e mirë është të qetësojmë temperaturën dhe masim frymëmarrjen për 30 sek. Sa frymëmarrje dhe frymënxjerrje ka. Nëse fëmija është 4 vjeç dhe ai bën më shumë se 50 frymëmarrje në minutë ai është shkak për urgjencë. Nëse një fëmijë është mbin 5 vjeç dhe merr 40 frymëmarrje në minutë ai është shkak për urgjencë. Edhe temperature është shkak për urgjencë, nëse ne nuk e menaxhojmë dot temperaturën në shtëpi bashkë me të gjitha përpjekjet është shkak për urgjencë. Edhe letargjia është shkak kur fëmija është iu prerë dhe nuk ka energji përbën një arsye për vizitë te mjeku, por edhe e kundërta kur një fëmijë qan dëshpërimisht dhe nuk pushon atëherë duhet pa tjetër ndihmë mjekësore.