Shoqeria ne fokus: Menaxhimi i parasë (Dr. Estela Elezi)
Jemi në periudhën e verës dhe të pushimeve dhe në fakt këtu konstatojmë se të gjithë kemi probleme me paratë dhe me menaxhimin e tyre, jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit paraqesin probleme në këtë pjesë. Mjaft njerëz iu drejtohen borxheve dhe më pas paratë i shpenzojnë jo në gjëra esenciale. Ky është një problem që prek mjaft të rinjtë të cilët nuk arrijnë të mirëmenaxhojnë paratë e tyre. Ne duhet t’i mësojmë fëmijët që në vegjëli rreth menaxhimit të parasë, pra fëmija duhet të edukohet në këtë pjesë dhe ne mund ta fillojmë që nga mosha tre vjeçare. Fëmija duhet të kuptojë se çdo gjë që duam të blejmë nevojitet paraja, por gjithashtu fëmija duhet të mësohet që edhe duhet të presë për gjera që nuk i blejmë dot për momentin. Në moshën 6 deri në 7 vjeç duhet të mësohet të krahasojë çmimet, pra nëse ia vlen kjo për kaq para të shikojë për çmime më të leverdishme etj. Në moshën 12 -13 vjeç fëmija duhet të mësojë se si t’i investojë këto para se si t’i shumëfishojë ato.
Por si mund ta bëjmë ne këtë gjë?
Në mund t’i vendosim një pagë fëmijëve pra këto janë para që do të shpenzohen në shtëpi por në thjesht një shumë të caktuar po ua lëmë atyre kjo mund të nisë që nga mosha tre vjeçare.
Pyetja e dytë që na vjen në mendje është, sa duhet t’u japim fëmijëve? Është e rëndësishme të dimë se për çfarë do t’i shpenzojë fëmija këto para? E rëndësishme është se fëmija duhet t’i shpenzojë në mënyrë esenciale këto para pra për gjëra të nevojshme. Një fëmijë rreth moshës 13 vjeç mund të vendosë që me pagën e vet të blejë ujin që i duhet për shkollë, ose përbërësit që i duhet për përgatitjen e sandviçit të vet etj. Në mosha më të mëdha mund ta përdorin këtë pagë edhe për veshje. Një nga pyetjet që vjen mund të jetë: “A duhet t’i lejojmë fëmijët të blejnë çfarë të duan me këto para”, në fakt ne duhet t’i kontrollojmë fëmijët duke vendosur kufij dhe rregulla si p.sh.: “Unë nuk të lejoj që me këto para të blesh ushqime të pashëndetshme”. Megjithatë fëmija duhet lënë edhe i lirë, pra fëmija duhet lënë edhe të gabojë, sepse kështu ata do të mësojnë. Shpesh vjen pyetja po ne duhet t’i blejmë fëmijës pra përveç pagës që ka? Ne duhet t’i bëjmë të qartë fëmijës se duhet t’i blejmë vetëm kur jemi në periudhën e ndërrimit të stinëve, ose për festa këto janë dy momentet që mund të blejmë ndërsa për veshjet që janë jashtë këtyre dy sezoneve duhet t’i përmbushin vetë me pagën e tyre, kështu fëmijët për të blerë diçka të parapëlqyer imponohen edhe të kursejnë. Shumë nga fëmijët mund të duan të blejnë diçka që iu pëlqen dhe menjëherë vijë tek prindi, por përgjigjja direkt duhet të shkojë tek pyetja: “A ke para, pra a ke mundësi ta blesh me pagën tënde? Nëse jo vendose në listën e dëshirave dhe kurse derisa ta blesh.” Një pyetje mund të vijë nëse ka blerë me paratë e veta a mundet që ta mbajë vetëm për vete lodrën e tij? Sigurisht përderisa e ka blerë vetë ai ka të gjithë të drejtën që ta mbajë vetëm për vete. Fëmija duhet të kuptojë që për të marrë pagën ai duhet të punojë, këtu nuk nënkuptohen punë të thjeshta që duhen bërë si pjesë e bashkëveprimit në familje, por për punë më të mëdha si p.sh.: larja e perdeve, xhamave etj. Mund të ndodhë që fëmija të vijë dhe të ankohet që me pagën që ka nuk i plotëson dot dëshirat e tij dhe do të kërkojë rritje të saj, në fakt ne duhet t’ia bëjmë të qartë fëmijës se për rritje page duhet të punojë më tepër. Fëmija duhet të jetë koshient për zgjedhjen e punës, ai duhet ta bëjë vetë atë. Një punë e bërë jo në nivelin e duhur është një punë që nuk ka për t’u paguar. Fëmija duhet ta ketë punën edhe përgjatë shkollës, sepse në këtë mënyrë fëmija do të mësojë të zhonglojë pra ta menaxhojë kohën për punën, për shkollën, por edhe për sportin. Mund të ndodhë që fëmija të na kërkojë borxh, duhet të kemi parasysh se fëmijëve nën 10 vjeç nuk iu japim borxh, ndërsa më të rriturit që kanë treguar një menaxhim disi më të mirë është e lejueshme. Sigurisht që nuk është e lehtë në fillim pasi edhe ne nuk e kemi fort të qartë në mendjen tonë se sa do të jetë buxheti që to t’iu japim, por natyrisht që kjo varet edhe nga buxheti jonë familjar. Një pyetje mund të vijë: “Në rastin kur fëmijët sillen keq a duhet t’ua heqim pagën?” Përgjigjja është: “jo”. Kjo sepse vetë paga nuk është një privilegj.