Shoqeria ne fokus: Pezmatimi gjirit 2 (Dr. Estela Elezi)

Pasi nënat kalojnë periudhën e lejes, ato duhet të kthehen në punë. Kjo është një periudhë e vështirë si për nënat dhe për bebet. Sot do të flasim për këtë kthesë decizive nga ajo nëna që ishte 24/24 orë e gatshme për t’u kujdesur për fëmijën, tani nëna është e detyruar të largohet në punë. Disa nëna janë të detyruara të lënë fëmijët e tyre që herët për të dalë në punë, dhe shumica e nënave zgjedhin qumështin formulë. Tani ka mundësi që nënat t’i ushqejnë fëmijët e tyre me gji dhe duke qenë në punë duke përdorur pompat për shtrydhjen e gjirit. Ne do të bëjmë një krahasim të vlerave që ka qumështi i gjirit dhe ai i formulës për t’i treguar nënave cilësitë e këtyre qumështve dhe për t’i lënë ato që të zgjedhin me çfarë duhet ta ushqejnë fëmijën e tyre.

Yndyrat: Qumështi i gjirit është i pasur me yndyra që janë thelbësore për sistemin nervor qendror, janë tullat formuese të trurit të foshnjës si: Omega 3, DHA dhe AA. Niveli i yndyrave rregullohet sipas nevojave të fëmijës, është i lartë në fillim dhe fillon e bie me rritjen e fëmijës. Ndërsa tek nënat që kanë lindur një fëmijë pretern pra një fëmijë para kohe ky nivel është më i lartë. Qumështi i gjirit është i pasur me kolesterol dhe një nivel i lartë kolesteroli tek qumështi i gjirit ndikon jo vetëm për maturimin e sistemit nervor por dhe adaptimin e mëlçisë me nivelet e kolesterolit që kur fëmija të jetë një adult, mëlçia e tij të jetë e ushtruar në metabolizmin edukuat (përshtatshëm të yndyrnave) që të mos kemi çrregullime të yndyrnave në gjak. Ai është i pasur me një enzimë që quhet lipazë e cila i zbërthen këto yndyrna. Pra kemi yndyrnat dhe enzimën qe i tret ato çka do të thotë që këto enzima janë pothuajse 100% të përthithura nga fëmijët dhe të kaluara në gjak. Yndyrat e qumështit formulë nuk përmbajnë DHA, Omega 3 vetëm nëse janë të fortifikuara. Niveli i yndyrnave nuk rregullohet në bazë të nevojave të fëmijës, nuk përmbajnë kolesterol dhe aq më pak lipazë gjë që do të thotë që nuk bëhet përthithja e këtyre yndyrnave.

Proteinat: Ato që ndodhen në qumështin e gjirit janë ato të lehta që treten me lehtësi dhe janë pothuajse totalisht të përgjithshme, sepse kanë enzima që i ndihmojnë në përthithje. Niveli i proteinave tek fëmijët që kanë lindur para kohe janë më të mëdhaja duke qenë se ato kanë nevoja më të mëdhaja për këto substanca.

Lactoferina është një proteinë që forcon shëndetin testinal, kanë lisozimën që është një agjent proteinik, por që është një agjent antimikrobial (sterilizues i zorrës së foshnjës). Qumështi është i pasur me proteina të domosdoshme për ndërtimin e trurit, por dhe të trupit të foshnjës. Është i pasur me faktorë rritjeje i cili bën rritjen në vlerat e duhura në kohën e duhur. Ky qumësht përmban dhe proteina që induktojnë gjumin tek foshnja. Ndërkohë që qumështi i formulës proteinë bazë ka kazainën që është shumë e rëndë dhe e vështirë për t’u tretur. Proteinat e qumështit të formulës janë të vështira për t’u tretur. Kemi shumë mbetje të këtij qumështi që mbeten në zorrë dhe shkaktojnë çrregullim të tranzitit intencinal, kemi mungesë të lactoferinës, lisozimës dhe është i varfër në këto aminoacide që formojnë trupin dhe trurin e foshnjës. Qumështi i formulës ka faktor rritës proteina të cilat luftojnë gjumin.

Karbohidratet: Qumështi i gjirit është i pasur me laktozë dhe oligosaharide që janë sheqernat e preferuara të baktereve të mira që na duhen për të pasur një florë zorre të shëndetshme. Disa qumësht formule nuk kanë fare laktozë dhe janë shumë të varfër ne oligosaharide. Një fëmijë që ushqehet me qumësht formulë e ka të vështirë të formojë një florë zorrë intensinale të shëndetshme.

Qumështi i gjirit është i pasur me rruaza të bardha të gjakut të gjalla që forcon imunitetin. Një foshnje me një pirje qumështi merr me miliona rruaza të bardha gjaku, nëse fëmija është sëmure shifra shumëfishohet. Qumështi i gjirit është i pasur me imunoglobulinë, ndërkohë që qumështi formulë nuk ka rruaza të bardha të gjalla, dhe ato pak imunoglobulinë që ka nuk janë imunoglobulina humane. Vitaminat dhe mineralet që ka qumështi i gjirit janë lehtësisht të përthithshme sidomos hekuri, kalciumi dhe zinku. Hekuri është 50%-75% i përthithshëm nga qumështi i gjirit, ndërsa formulat e gatshme janë më të vështira për tu përthithur. Hekuri është 5-10% i përthithshëm nga qumështi formulë. Kompanitë prodhuese shtojnë sasinë e hekurit që të pëthithet sa më shumë, duke shtuar hekurin shtohen dhe shqetësimet që hekuri sjell ne zorrën e fëmijës duke përfshirë konsipacionin dhe çrregullim të florës intensinale. Qumështi i gjirit është i pasur me enzima dhe hormone si lipaza, amilaza hormonin e tiroides oksitocines,prolaktinës dhe rreth 15 hormone të tjera që nuk janë të pranishme ne qumështin formulë. Shija e qumështit të gjirit ndryshon në varësi të ushqimeve qe ha nëna dhe fëmija i shijon këto ushqime edhe pse ushqehet vetëm me gji,ndërsa qumështi formulë e ka shijen e njëjtë. Qumështi i gjirit është i ndryshëm nëse foshnja është mashkull ose femër,ndërsa ai formulëështë i njëjtë. Një nënë që ushqen fëmijën me gji duhet të shpenzojë rreth 600dolllarë për ushqime dhe suplemente për nënën. Ndërsa një nënë që ushqen fëmijën më formulë duhet te harxhojë 1200-2500 dollarë për formulën në vit,pa llogaritur biberonat,suplementet qe i shtohen formulës për arsye se i mungojne, mjetet për sterilizim,raportet që nëna mer në punë si pasojë e mungesave në punë,sepse nje nënë që nuk ushqen femijën me gji, ai fëmijë nuk do te ketë imunitet të fuqishëm si një fëmijë i ushqyer me gji.

Si ta ruajmëqumështin e gjirit?

Është mirë të blejmë një pompë për të shtrydhur gjirin dhe idealja është të zgjedhim një pompë të mirë që të ketë jëtëgjatësi të madhe dhe mos të prisht. Duhet të jetë një pompë me anatomi të përshtatshme, pra të ketë një formë të përshtatshme dhe të mos dëmtohet shpejt nga përdorimet,pasi do të përdoret përditë dhe duhet të jetë afatgjatë. Pa e provuar diçka nuk mund të bësh një zgjedhje të mirë. Do ju sugjeroja te mernit firmat më të mira në treg sepse ato janë të testuara dhe të mos kursejme tek kjo punë sepse është një investim që ja vlen duke qenë se kostoja do ju shkojë më shtrenjtë. Edhe pompat manuale edhe ato elektrike janë njësoj të efektshme. Nëse vendosim që ta ushqejmë fëmijën me qumësht gjiri gjatë kohës qe jemi në punë, si ta ruajmë qumështin gjirit?Qumështi i gjirt është shumë i çmuar dhe duhet te ruhet me kujdes që rendësia dhe vlerat që kishte ndaj qumështit formulë mos të humbasin. Qumështi i gjirit ka disa faktorë imunitarë që e ndihmojnë mos të prishet shpejt. Antikorpet ruhen më mirë në kontenjerë qelqi. Shishja duhet të jetë qelq ose plastikë e fortë dhe jo ta vendosim në qese plastike që janë të holla sepse ato i shkatërrojnë leukocitet. Nëse fëmija është i shëndetshëm nuk ka nevojë për sterilizime të tepërta, mjafton nqë nëna të lajë duart para se të shtydhe gjirin dhe të pastrojë kontenjerët me ujë të vakët me detergjentin që përdor normalisht, pra nuk ka nevojë për pastrim specifik. Qumështi rron deri në 8 ditë në frigorifer, ndërsa në temperaturë dhome mund të qëndrojë 4-6orë. Është mirë që kontenjerëve ti vendosim data që të mos konsumojmë qumështin më të freskët para atij që ka më shumë kohë që qëndron. Nëse nuk e mbarojmë të plotë kontenjerin brenda një vakti mund t’ja japim dhe në vaktin pasues,por nuk mund ta përdorim me pas atij vakti dhe është mirë ta derdhim,sepse ky qumësht ka probabilitet të lartë të prishet. Është mirë që të ruani sasi të vogla qumështi ne kontenjerë rreth 50-70ml në varësi të moshës së fëmijës që të mos ngeli qumësht i pakonsumuar. Me kalimin e kohës ne mësojmë dhe nevojën e çdo fëmije edhe e ruajmë qumështin me atë sasi. Çdo nënëështë e detyruar të shtydhë qumësht në orar të punës për të mos larguar distancat mes gjidhënieve që shkon rreth 8 orë sepse kjo sjell pakësim të qumështit te gjirit që nëna ka, dhe për të eliminuar zmadhimet e gjoksit qëka nëna dhe mund tëçojë në mastit. Kështu që 1,2 ose 3 shtrydhje të gjirit duhet të bëhen në punë. Është mirë të kemi termusa me pllaka akulli që ta ruajmë qumështin pas shtrydhjes. Kur ta ngrohim qumështin, nuk duhet ta ziejmësepse i humbin vlerat ushqimore si karbohidratet,hormonet,vitaminat,enzimat dhe leukocitet. Nuk duhet ta ngrohim as në mikrovalë sepse nxehtësia mund të jetë e lartë dhe qumështi mund të jetë vende vende më i nxehtë dhe mund ta djegim fëmijën si dhe i humbasim vlerat ushqyese. Ngrohja ideale do të ishte me banjo mari, duke e vendosur kontenjerin në një ujë të vakët dhe atë ujë e ndërrojmë derisa qumështi të ngrohet. Duke pasur parasysh vlerat e qumështit të gjirit që formula nuk i ka, ka ngjallur nje interes të veçantë këto 5 vitet e fundit në gjidhënien natyrale. Ka nëna të lodhura psikologjikisht dhe fizikisht të cilat mendojnë se do të lodhen dhe më shumë me shtrydhjen e gjirit por ato duhet të kujtojnë që kanë vendosur të prindërojnë dhe të kujtojnë vlerat që qumështi ka dhe rëndësinë e tij tek fëmija. Për nënat që mendojnë ti japin fëmiës gji kur të kthehen nga puna duke menduar që elementet e nevojshme do ti marin,kjo rrugë ka vetëm një përfundim: Një ditë shumë më të afërt nga çe keni menduar fëmija juaj nuk do të pranojë të pijë qumësht nga ju dhe ju do të këni sasi më të vogël të qumështit. Kjo ndodh sepse gjiri mer me pak sinjale nga thitja e fëmijës dhe nga zbrasja ai prodhon më pak,fëmija do tëlodhet të thithë shumë edhe të marë pak sasi. Edhe nëse nuk e ushqeni fëmijën me gji ju duhet ta shtrydhni gjirin që të dërgojë sinjalet e thithjes që prodhojnë hormonet që shtojnë sasinë e prodhimit të gjirit. Gjiri sekretohet nga sinjalet si thithjet dhe zbrazjet e gjirit. Kur jeni në punë ju duhet t’i dërgoni trupit sinjale që të mos pakësojë sasinë e gjirit. Të paktën 1-2seanca gjiri duhet të shtrydhni gjirin. Duhet të merni termusë që të ruani qumështin që shtrydhni. Nëna duhet të mendojë për një vend të përshtatshëm për të shtydhur gjirin,mund të kërkoni dhe ndihmë nga koleget tuaja nuk është turp,sepse jupo investoni për të ardhmen. Qumështi i gjirit ndikon dhe tek inteligjenca e fëmijëvë tek inteligjenca emocionale,akademike. Ushqimi me gji të mbron dhe nga semundjet kronike . Nëse nuk kemi zgjidhje tjeter përveç qumështit formule nëna duhet të shtojë periudhat e ushqyerjes me gji qoftë dhe natën që qumështi i gjirit të nënës të mos stopohet. Kjo nuk është sakrificë por një zgjedhje e duhur sepse askush nuk do të ketë një fëmijë me probleme fizike,psikologjike,emocionale te kesh një fëmijë që kur të rritet të jetë problematik, kjo është një zgjedhje për të shmangur këto probleme.