Shoqeria ne fokus: Traumat e kokës (Dr. Estela Elezi)
Lëndimet e kokë në fëmijëri janë të shpeshta dhe të tmerrshëm dhe prindërit janë të tmerruar, sepse nuk dinë si të reagojnë a të shkojnë në spital, apo të presin në shtëpi, si dhe ndihen fajtorë, sepse nuk e ruajtën fëmijën nga ky lëndim. Megjithatë lëndimet e kokës janë të pashmangshme dhe prezent tek të gjithë fëmijët, tek të sapolindurit, tek ata që sapo kanë filluar të ecin, tek ata që sapo kanë filluar të ulën, tek adoleshentët dhe të rriturit dhe tek fëmijët që merren me aktivitet fizik. Shumica e tyre nuk janë të rrezikshëm.
Kur duhet shkuar në urgjencë, kur mund të qëndrojnë në shtëpi dhe cilat janë shenjat e lëndimeve?
Organi më i rëndësishëm i trupit është truri, ai është i ruajtur në mënyrë shumë të mirë dhe rrallë mund të dëmtohet. Ai është i ruajtur nga kockat e kafkës dhe poshtë tyre ndodhët lëngu cerebrospinal. Shtresa e butë e këtij lëngu e ndihmon trurin të ulë impaktin e goditjeve dhe kafka e kokës është si lëvozhga e arrës e cila e mbron trurin nga shumë trauma të mundshme. Vetë kafka është e veshur me skalpin e kokës e cila është e vaskularizuar është e paisur më shumë enë gjaku. Dhe kemi 3 epitete të ndryshëm: Skalpi (Lëkura e kokës), Kafka(kockat që rrethojnë trurin), truri. Traumat e kokës i vlerësojmë sipas epitetit që është prekur.
1-Kemi dëmtime të skalpit që është dhe rasti më i shpeshtë i këtyre tronditjeve. Lëkura mundtë prihet, të gërvishtët, të enjtet dhe këto dëmtime nuk janë të rrezikshme. Çdo hemorragji që ndodh është Abondancë sepse skalpi ka shumë enë gjaku dhe ai që del është vetëm gjaku i lëkurës së kokës. Mjafton ta lajmë më ujë të ftohtë më sapun dhe mund t’i vendosim disifektant dhe të ushtrojmë presion më diçka të fortë dhe të ftohtë. Duhet të ushtrojmë presion idealja do ishte më qeskat xhelatinozë të cilat përputhën mirë më formën e kokës dhe nuk e lejon të fryhet.
Pse na formohen gungat ? Grumbullimi gjakut të lëkurës e cila nuk është çarë bën që gjaku të mblidhet në një vend dhe të formojë gungat. Kur gungat ndodhin në pjesën e ballit ose në pjesën e përparmë të kokës pas 1-3 ditësh mund të kemi nxirje të syrit për arsye së forca Gravitacionale e tërheq gjakun e mpiksur poshtë që formon dhe nxirjen e syrit. Nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi. Mjafton për këto dëmtime ushtrimi i forcës së një pakete të akullt për rreth 10-20minuta do ishte shumë mirë.
2-Dëmtime të kafkës së kokës, janë disi më serioze dhe shihen rreth 1-2% tek fëmijët. Zakonisht ka dhimbje të zonës së dëmtuar dhe këto lloje dëmtimesh shërohen pa dhënë problem. Përveç rasteve kur mund të kemi deformim të kafkës dhe të na formohet një gropë në vendin e dëmtuar duhet të shkojmë në urgjencë dhe mund të këtë nevojë dhe për ndërhyrje për të çuar kafkën në vend. Në të shumtën e rasteve truri qëndron i pa dëmtuar sepse kafka ka marrë tërë goditjen dhe e ka ruajtur atë.
3-Tronditja e trurit: Ky është term i cili përdorët, kur truri pëson dëmtim funksional dhe nga ana fizikë nuk ka dëmtime, kaltërohet mënyra së si truri funksionon, kjo është një gjendje e përkohshme dhe truri kthehet sërish në gjendjën e mëparshme. Simptomat janë dhimbje e kokës që zgjat, konfuzionin fëmija ka problem më përqendrimin, me orientimin, marrje mëndsh, ndryshime emocionale që mund të zgjasin në disa javë. Këto trauma zgjohen tek fëmija në momentin kur ai ka gjendje të fikëti (ndjesi Sinkopale) dhe kur zgjohet nuk mban mend pjesën e rrëzimit dhe pak kohë pas kohës së ngritjes nga gjendja e të fikëtit. 1-2 të vjella pas rrëzimit nuk janë problematike. Të vjellat e vazhdueshme dhe ato që zgjasin 6-24 orë pas dëmtimit tregon që mund të kemi hipertensionin trakanial, mund të kemi dëmtuar ndonjë enë të gjakut që gjaku grumbullohet në tru. Fëmijët e vegjël mund të stimulojnë të vjellat vetëm nga të qarat. Në rastet e këtyre tronditjeve të fëmijës duhet të bëjë qetësi fizikë dhe mendorë. Duhet të qetësohet nga shkolla dhe nga aktiviteti fizik, deri kur ai të ndihët më mirë. Aktiviteti duhet të fillojë shkallë-shkallë që të mos krijojë problem. Nëse fëmija ndjen shqetësim duhet të kthehemi një hap mbrapa, dhe kur ai të ndihët më mirë mund të vazhdojë shkollën dhe aktivitetin fizik. Fëmijët janë të trembur për të pasur të njëjtën aftësi që kanë pasur më para dhe pësojnë një rënie të aftësisë manipulative nga goditja, dhe fëmijët nuk mund të bëjnë shaka më diçka të tillë.
4-Dëmtimi i trurit: Ka problemë serioze pasi mund të sjellë hemorragji të trurit, ënjtje të trurit etj. Këto dëmtime mund të ndodhin edhe nëse nuk kemi dëmtim të skalpit ose të kafkës së kokës. Dëmtimet janë të lojërave të ndryshme. Një fëmijë ra nga karrigia dhe kishte pasoja fatale, sepse bëri hemorragji të trurit, ndërsa një fëmijë e tjetër ka rënë nga kati i katërt dhe nuk kishte dëmtime. Duhet të tregohemi vigjilentë më shenjat për të kuptuar dëmtimin dhe për të kapur çdo gjë në kohë. Nëse keni problem më zgjimin e fëmijës, mund të këtë problem më orientimin, me frymëmarrje të çrregullt, flet dhe vepron në mënyrë të çrregullt, mund të këtë madhësi të ndryshme të bebeve të syrit dhe kryqëzimin e tyre fëmija bëhet e zbehtë , këputje dhe buzët marrin ngjyrë blu, nëse ka gjakderdhje ose daljen e lëngut të bardhë(cerebrospinal) nga hunda, goja dhe veshi këto probleme janë serioze dhe duhet të vizitohen në urgjencë. Nëse fëmija bën konvulsione, nëse fëmija humb ekuilibrin, këto janë shenja serioze të dëmtimit të trurit dhe nuk duhet të neglizhohen. Këto shenja mund të mos shfaqën për një herë, mund të shfaqën 30 minuta ose më mbrapa. për 24-48 orë pas një trauma duhet të jemi vigjilentë për të parë çdo shenjë. Nëse kemi një tronditje të trurit prindi në shtëpi nuk mund të bëjë asgjë por duhet të drejtohen drejt urgjencës së traumave ose ndryshe, Spitali Ushtarak i cili është i specializuar për të tilla dëmtime.
Si do të sillemi pas një tronditjeje ? Si reagon fëmija? Si duhet të reagojë prindi?
Nëse fëmija është i shtrirë pa ndjenja por merr frymë normalisht, e shtrijmë fëmijën në një vend të sigurt, nëse mendojmë që mund të ketë dëmtime të qafës e lëmë siç është dhe nuk e prekim deri sa të vijë urgjenca. Nëse fëmija nuk merr frymë duhet të bëjmë frymëmarrjen artificial të cilën për momentin i mësohet vetëm stafit të mjekëve dhe personave të cilët marrin patentën, por ai duhet t’i mësohet që fëmijëve në klasë të tretë ose të katërt për çdo rast të mundshëm, procedurë jetëshpëtuese. Nëse fëmija pëson lodrën e fëmijës (konvulsione) thjesht i lirojmë rrugët e frymëmarrjes dhe nuk e lëvizim. Si fillim duhet të rregullojmë frymëmarrjen te fëmija më pas të lajmërojmë ambulancë, pasi minuta pa frymë tek një fëmijë do të kishte pasoja fatale. Fëmijët që pas goditjes qajnë shumë dhe që marrin ngjyrë të errët dhe i bie të fikët, prindi alarmohet dhe lajmëron urgjencën. Më mirë duhet të jemi të sigurt sesa në fund të ndjehemi pishman. Në këtë rast prindi mund të lajmërojë ambulancë dhe ta qetësojë në urgjencë. Nëse fëmija qan pas goditjes është shenjë e mirë sepse pas qetësimit ai është në rregull, mund të luajë, të ecë, të vrapojë etj. Rreth 24 orë fëmija duhet të jetë në observim nga prindi. Duhet të shohim mënyrën së si fëmija fle, duhet ta zgjojmë çdo 2 orë për të parë së si fëmija do të reagojë, nëse ai qan pak dhe bën ato grindjet që do të rikthehet në gjumë fëmija është në rregull, por nëse fëmija nuk arrin të zgjohet mjaftueshëm për t’u grindur, është i zbehtë dhënëse ka marrë ngjyrë blu atëherë nuk kemi shenja normale. Duhet të shqetësohemi kur fëmija ndryshon formën e frymëmarrjes, pra bën frymëmarrje sipërfaqësorë, frymëmarrje shumë të lehtë dhe çdo 10-20 sekonda ngelet pa frymë dhe ka kriza asnjë kjo është një urgjencë.