Sipas Meje 114 Heronjte e vertete

Sipas meje nga Edmond Arizaj
Çdo të hëne të mërkurë dhe të premte
Ne Radio 1 93.2 Fm
Titanët e kohëve moderne
Kam vendosur të flas sot për heronjtë. Nuk e kisha ndërmend, por në një diskutim me një nga ndjekëset tona, mes të tjerash duke kërkuar që të trajtonim një temë më tregon diçka interesante. Bashkëshorti i saj ishte ndarë nga kjo jetë nga një aksident dhe asaj i kishte rënë barra e rëndë të rriste dy fëmijë, dy vajza, të niste të punonte, sepse deri në atë moment ishte shtëpiake dhe e bënte këtë jetë prej së paku pesë vjetësh. Dhe më kërkonte të trajtoja mosmirënjohjen duke treguar dhe një rast që kishte lidhje me bashkëshortin dhe të mirat që kishte bërë ai dikur. Ndoshta zonjë, një herë tjetër do të trajtoj mosmirënjohjen, që ka lidhje me burrin tënd të ndjerë, sot më pëlqen të trajtoj heroiken që ka lidhje me ty direkt.
http://radio1.al