Sipas Meje 115 Lufte duhanit

Sipas meje nga Edmond Arizaj
Çdo të hëne të mërkurë dhe të premte
Ne Radio 1 93.2 Fm
Vrasësi i heshtur
Nga një ndjekësja jonë e rregult me emrin Silvana, na ka kërkuar të flasim për duhanin, përdorimin e tij në shkolla, apo kontrollin mbi të. Unë kam qenë vetë një duhanpirës i rregullt, madje duhanpirës i rëndë siç quhet prej së paku 20 vitesh, por e kam lënë dhe e them që në krye të herës, se është një nga gjërat më të mira dhe më të zgjuara që kam bërë në jetë. E ndjej përditë se mushkëritë, muskujt, gjaku, truri, çdo gjë, çdo organ i imi më falënderon për këtë vendim. Por sigurisht që problemi ynë më i madh, dhe jo vetëm yni nuk është t’i mbushësh mendjen një duhanpirësi të rregullt që të lerë cigaren, sepse i bën keq, ai tashmë e di këtë, por si t’i bësh të rinjtë të mos e mësojnë, të mos e fillojnë, të mos bëhen të varur prej saj. Si duhet luftuar? Sepse është e domosdoshme të luftohet.
http://radio1.al