Shoqeria ne fokus Inkurajimi i pavaresise – Dr. Estela Elezi
Pse është kaq e rëndësishme inkurajimi i pavarësisë tek fëmijët? Përshëndetje Entela, mua më vjen mirë që ne jemi aq të emocionuar dhe entuziastë për temën që po trajtojmë, saqë harrojmë të përshëndesim njëra-tjetrën po flasim për fëmijët, në fakt dhe kjo është një shumë dhe faktit që ne jemi përgjegjës ndaj shoqërisë dhe jo vetëm siç ti dhe unë e kemi përmendur më parë! Ja ku jemi pra në emisionin e radhës për të dhënë këshillat për prindërim pozitiv, me qëllimin për të rritur fëmijë të ndërgjegjshëm, të ndjeshëm dhe të aftë por jo vetëm kaq por edhe që vitet e prindërimit t’i kemi të qeta. Uroj që dëgjuesit tanë t’i kenë praktikuar, sidomos kohën e veçantë në çdo ditë të javës, tek për tek me secilin fëmijë, të paktën për 10 min. Kjo është një detyrë e trashëguar e cila duhet të vazhdojë me komunikimin me zë të qetë. Mirëpresim pyetjet, mirëpresim komentet, mirëpresim vështirësitë që kanë pasur dëgjuesit tanë në zbatimin e këtyre praktikave, që mbase iu duken të reja. Është shumë e rëndësishme, jo vetëm t’i dëgjojmë këshillat, por edhe të përpiqemi t’i praktikojmë dhe unë do të ngacmoj me një pyetje Entela, nëse janë dy zogj në një degë dhe njëri prej tyre vendos të fluturojë, sa zogj mbeten? Nëse godasim degën them se asnjë. Jo, nuk po e godasim degën. Atëherë duhet të shkojë pas tjetrit nuk besoj se do të qëndrojë vetëm. Pra numri është? Zero mendoj! Faktikisht nëse janë dy zogj në një degë dhe njëri vendos të fluturojë aty sërish janë dy, sepse të vendosurit dhe të praktikuarit janë dy gjëra të ndryshme. Kështu që është një gjë shumë pozitive, që prindërit e dëgjojnë emisionin dhe kanë dëshirë t’i praktikojnë, por është shumë e rëndësishme vendosmëria për t’i kryer. Në qoftë se nuk ia dalim, sepse nuk është e thënë që t’ia dalim në maksimum le të vendosim sticersa, byzylykë që të na kujtojnë zërin e qetë. Bëni planin javor për një kohë të veçantë për çdo ditë të javës që të jemi të vendosur qe t’i kryejmë dhe të ruajmë e qetë. Pra ndërmarrim hapa konkret jo thjeshtë dëshirë e cila më pas do të vijë duke e u venitur. Dhe sigurisht mos prisni perfeksion nga vetja, sepse mund të demoralizoheni dhe më pas të dorëzoheni. Gëzoni veten për çdo përmirësim, nëse në shtatë ditë të javës vetëm katër ditë arritët t’i kryeni këto me fëmijën, sigurisht që edhe kjo është arritje pra përgëzoni veten për çdo arritje dhe mos gjeni justifikime për mos praktikimin e këshillave. Shumë prindër mund të kenë hasur vështirësi me zërin e qetë, madje tek fëmijët prindërit mund të jenë dukur të çuditshëm, gjithsesi dy gjëra duhen mbajtur parasysh dhe siç e kemi trajtuar në emisionin që kaloi mendoj që mos ua ofrojmë ato që duhet të bëjnë, pra kërkesat në formën e pyetjeve të mos ua servirim si pyetje: “A do të shkojmë tek doktori tani?” Duhet të jetë: “Tani bëhemi gati, për tek doktori”, ose “A do të dalim për shëtitje?”. Duhet tani do të bëhemi gati për shëtitje. Pra Estela ajo që ne duhet të japim është një informacion pohor, pra jo pyetës, sepse kështu iu japim hapësirë për të na kundërshtuar. Pikërisht, por i kemi bërë vetë gati për t’i arritur gjërat. Ne thjeshtë duhet të njoftojmë se kjo gjë duhet kryer dhe presim që ta kryejnë me bindje të plotë, pa treguar pasigurinë. Diçka shumë e rëndësishme, kur i japim fëmijës kërkesa mos ta përdorim pjesëzën mos. Pra po tentoj të të provoj sërish, në qoftë se unë të them mos shiko celularin, mos rri ulur, mos shiko përpara pra të gjitha këto procese që unë të them mos, ti mendon se çfarë duhet të bësh. Po dhe me të thënë të drejtën të vjen të refuzosh, në fakt edhe nëse jemi në një rast emergjence në avion thuhet vendosni maskën dhe jo vendosni maskën tuaj. Çdo gjë është në urdhërore por në urdhërore në formë pozitive, pra bëni këtë veprim, sepse për fëmijët e vegjël kjo lloj forme mund të jetë konfuze, sepse ai duhet të mendojë dy herë se çfarë duhet të bëjë dhe çfarë jo. Pra si e përdorim ne pjesëzën mos edhe pse e gjithë jeta jonë është e mbushur me mos. Mos vrapo se po fle motra, mos ha me duar të palara etj. Si mund ti zëvendësojmë në formën pohore. Ec me kujdes se motra po fle, mund të ishte një e tillë. Pra le ta evitojmë pjesëzën “mos”.
Rregulli që do mësojmë sot është të mos bëjmë për fëmijën atë që ai mund ta bëjë vetë për vetën. Shumë nëna mendojnë se do të lodhen duke i folur fëmijës kështu i marrin përsipër t’i bëjnë punët vetë. Praktikimi i kësaj lloj praktike, i bën dëm fëmijës, sepse nuk e lejon atë as te vishet vetë sepse vonohet, as të ushqehet vetë sepse vonohet, nuk ha mirë, bëhet pis. Pra fëmija privohet nga gjëra që janë më normale t’i bëjë. Pra si mund të ndihet i aftë ky fëmijë, kur nuk ushqen dot veten e tij dhe që nuk vesh dot veten e tij. Madje do thosha lërini të zgjedhin vetë brenda një game. Duke ua bërë punët, ne i bëjmë ata të ndihen të paaftë, dhe e stërmundojmë veten me punë që nuk kemi pse t’i bëjmë. Duke i dhënë fëmijës mundësinë të bëjë punë vetë, ai do të ndihet i aftë dhe i pavarur dhe të ndjejë se ka fuqi të bëjë mirë për vetën e tij dhe për të tjerët. Por si mund t’i motivojmë fëmijët? Ne mund të përdorim fraza të tilla si: “Ti tashmë je i rritur”, “Ti mund të bësh gjëra për veten tënde dhe t’i bësh bukur”, “Mami do të të mësojë shumë gjëra të reja”. Në këtë mënyrë, fëmijës i duket vetja i rritur, pra ai duhet të mësojë aktivitetet të reja, sjellje të reja diçka argëtuese prej të rriturish. Ndryshimi nuk do të vijë sa hap e mbyll sytë, kjo gjë do kohë. Çdo sjellje duhet trajnuar e nisim me fjali të lehta: së pari e nxisim, si të përdorim fshesën, si të postojë lapsat, tavolinën pra zgjedhim diçka që fëmija mund ta bëjë mirë. Pra zgjedhim diçka që e dimë se fëmija mund ta bëjë mirë dhe i zgjon dëshirën për trajnime të tjera. Bëjmë një plan në mendjen tonë rreth një aktiviteti qe një fëmije mund t’i mësojmë: lavatriçen dhe i shpjegojmë se pse duhet t’i ndajmë ngjyrat, kjo sepse te bardhat mund të njollosen. E rëndësishme është të mësojë edhe përmes eksperiencës sonë. Prindërve iu kërkohet durim në të gjithë këtë proces. E rëndësishme është zëvendësimi i lavdërimit me vlerësim.
Miq të dashur ju uroj fundjavë të këndshme!