Bisede me mjekun | Fruthi

Nisur nga lajmet e fundit ky element përbën tashmë një shqetësim të madh po flasim pikërisht për fruthin.

Fruthi është një sëmundje virale dhe është një sëmundje që prek vetëm njerëzit. Duke qenë e tillë është një sëmundje që transmetohet nga njeriu te njeriu dhe për t’u theksuar është fakti se kjo sëmundje nuk mbartet nga kafshët. Kohë më parë kjo ka qenë një sëmundje endemike që përhapej gjithë kohës dhe gjithandej. Mosha më e prekur ishte mosha 5-10 vjeç dhe koha ka qenë pranvera. Në fillim të shek. XX fruthi ishte një sëmundje me vdekshmëri të artë por duhet theksuar se fruthi nuk është një sëmundje vdekjeprurëse por ka raste që komplikohen dhe çojnë në të tilla pasoja. Në fillim të shek XX këto raste kanë qenë shumë të shpeshta por duhet thënë që kjo sëmundje filloi të binte ndjeshëm me rregullimin e kushteve socio-ekonomike, shmangja e kequshqyerjes, higjienë e mirë, përdorimi i antibiotikëve shmangia e vendeve të mbipopulluara bëri që kjo sëmundje të ulej. Tashmë kjo sëmundje nuk është epidemike pra e përhapur kudo por më tepër është sporadike e cila shfaqet me vatra të kufizuara.

Por si transmetohet kjo sëmundje?

Rruga kryesore është rruga ajrore, fruthi është një virus tejet ngjitës kjo është arsyeja që spitalet janë vendet ideale për ta marrë fruthin, kjo për arsye se edhe pas largimit të një pacienti të prekur me fruth madje me diference rreth një ore sërish ne jemi të rrezikuar që të kontaminohemi.

Fruthi është një virus që mund të jetojë në dy deri në tri orë. Njerëzit që kanë një kontakt me një person të sëmurë ata janë të rrezikuar 90% që ta marrin atë. Fruthi ka katër stade kryesore kemi stadin e inkubacionit është stadi ku personi është i infektuar dhe i sëmuri nuk ka asnjë shenjë klinike. Pas kësaj kemi stadin podromal që fillon me një temperaturë të lehtë, rrjedhje të hundëve skuqje të syve dhe fotofobi, pra nuk durojnë dot dritën e diellit. Diçka tipike janë edhe njollat tek faqet, pjesa e brendshme në buzën e poshtme, këto janë njolla të kuqe me një qendër të bardhë në blu dhe këto janë shenja tipike. Këto njolla zgjasin në 12 orë. Stadi i tretë është stadi i rashit, pra i puçrrave të kuqe. Në këtë stad kemi temperaturë shumë të lartë dhe rashi nis tek pjesa e ballit, rrëzë qafës, faqeve etj. Kur rashi kalon në ekstremitet temperatura fillon dhe bie dhe pas kësaj duket sikur pacienti është i shëndetshëm, pra sikur nuk e ka kaluar fare të gjithë atë kalvar vuajtjeje. Graviteti i sëmundjes varet edhe nga përhapja e rashit. Kruarja është e lehtë mund të kemi edhe zmadhim të linfaodëve tek fëmijët deri në 6 muaj fruthi mund të kalojë pa u vënë re, sepse ai mbart antikorpet që ka nëna. Komplikacionet vijnë si pasojë e infektimit që virusi iu bën qelizave imunitare, kryesisht të rruazave të bardha. Fruthi prek edhe sistemin respirator. Në përgjithësi fëmijët e kalojnë më lehtë se sa të rriturit, një nga shkaqet që duhet ritheksuar është kequshqyerja edhe mospërthithja e duhur. Niveli i ulët i vitaminës A aktive tregon edhe se sa i ulët do të jetë fuqia e përballimit të fruthit. Një komplikacion serioz që vjen nga fruthi është inflamimi i trurit. Në moshën mbi 20 vjeç fruthi kalohet më me vështirësi. Një tjetër komplikues është paracentaliti sklerotizues subakut. Ky infalim ndodh në mënyrë shumë të ngadaltë dhe shfaqet deri në 7 vjet pasi është infektuar nga fruthi. Në përgjithësi sedimenti janë nënnorma normale duhet të kuptoni që jo çdo shenjë në trup është rash apo fruth kjo mund të vijë si pasojë edhe të një acarimi të thjeshtë lëkure.

Trajtimi

Fruthi nuk është një sëmundje që ka trajtim, duhet sa më shumë hidratim, ajri nuk duhet të jetë i thatë por i lagësht për të lehtësuar kollën, ngrohtësia e ambientit duhet të jetë e pranishme. Duhet stimuluar vitamina A sa më e ulët, vitamina A aq më aktive sëmundja. OBSH rekomandon Tek fëmijët nën 6 muaj 50 mijë unite vitaminë A tek ana mbi 6 muaj 100 mijë unite vitaminë A për rreth dy ditë rresht.

Ku mund ta marrim këtë vitaminën A?

Menjëherë mendja na shkon tek karota por karota ka vitaminë A joaktive, kështu që duhet konsumuar e verdha e vezës, gjalpi natyral, djathi, qumështi, sardelet etj. Megjithatë vaksina ka një rëndësi të veçantë, sepse ajo është një parandaluese shumë e mirë.