5 këshilla për fëmijët për fillimin e vitit të ri shkollor, sa me pak mungesa nga sëmundjet dhe rezultate sa me të larta

Shtatori njihet si muaji i virozave, të cilat ndikojnë në mungesat e fëmijëve në shkollë.

Disa këshilla që prindërit duhet të kenë parasysh në rritjen e shëndetshme të fëmijëve, rritja e imunitetit, përqendrimin, aftësinë nxënëse.

Ushqimi i shëndetshëm

Truri është organi i cili ndikohet me së shumti nga ushqimet që ne hamë për mirë ose për keq. Vakti me i rëndësishëm i njohur tashmë botërisht, është mëngjesi. Çfarë duhet të përmbajë mëngjesi që të formojë kolazhe, miksime për të pasur një mëngjes të shëndetshëm, të larmishëm e të shijshëm për veten dhe fëmijët e tyre. Mëngjesi duhet të këtë proteina, ato janë tullat ndërtues të trupit tonë, duhet të ketë karbohidrate (sheqerna të përbëra) të cilat janë burim energjie sepse e çlirojnë energjinë në mënyrë graduale dhe neutrale(uniforme). Omega 3 është gjithashtu i rëndësishme dhe është një acid yndyror dhe është themeli kryesor i formimit të qelizave nervore. Kemi kalciumin dhe hekurin që janë dy minerale të rëndësishme në reaksionet kimike të trurit. E rëndësishme është dhe vitamina C e cila ndihmon në imunitet të fortë, vitamina A ndihmon për një shikim të mprehtë dhe vitamina D për kocka të forta dhe të shëndetshme. Vitaminën D mund tua japim fëmijëve dhe në verë, është e vërtetë që dielli ndikon në formimin e vitaminës D aktive, kjo vitaminë duhet të jetë në trupin tonë në formë inaktive që dielli ta zbërthejë dhe ta kthejë në formë aktive. Nëse ne nuk e marrim vitaminën D nga burimet ushqimore, në formë inaktive dielli nuk ka çfarë ta zbërthejë dhe ta bëjë aktive. Dielli në vetvete nuk ndikon në formimin e vitaminës D, thjesht na mundëson zbërthimin e saj. Ku ndodhen këto vitamina tek ushqimet?

Nëse në frigoriferin tonë ndodhen: cokokremi, ketchupi, sallami, djathi kuda, majoneza, margarinërat e ndryshme, është mirë t’i flakim dhe mos të shpenzojmë me para për të tilla produkte, të cilat nuk na ngopin thjesht na dëmtojnë.

Na duhen drithërat të cilat janë burim i energjisë të çliruar në mënyrë të ngadaltë dhe neutrale.

-Zgjedhim miell integral, miell i cili ka në përbërje të tij dhe hime dhe krunde, sepse pikërisht himet i kanë mineralet dhe jo pluhuri i miellit, kanë hekurin, jodin, magnezin, seleniumin. me këtë miell mund të gatuajmë pite të cilat nuk kanë shumë yndyrë dhe mund të mbushen me ingredientë të ndryshëm, byrek, krepa. Nëse nuk mund të marrim miellin integral, të paktën duhet të mundohemi të zgjedhim miellin e fortifikuar me hekur dhe me vitamina të tjera. Të mundohemi të evidentojmë sa me shumë miellin tip 00, i cili është miell i bardhe që megjithëse i bën bukët të buta, është i shpërlarë nga çdo vlerë ushqyese.

-Tërshëra është një drithë i cili jep shumë energji, është mirë që atë ta ziejmë bashkë me qumështin njësoj siç bëjmë me trahananë, 3-4 lugë tërshërë me një filxhan ose gotë qumësht i ziejmë që të jemi të sigurt që ajo tërshërë nuk ka myk ose baktere të tjera.

-Trahanaja është një tjetër ushqim shumë i shëndetshëm i cili është dhe traditë e vendit tonë, ka drithëra, kos, gjalpë i cili është ushqim i fermentuar dhe ka baktere të mira të cilat i nevojiten zorrës.

-Bulmetrat janë burime të kalciumit, proteinave dhe vitaminës A, të cilat mund t’i marrim në formën e qumështit , kosit, djathit, gjalpit. Sugjerohet qumështi i fshatarëve sepse është me i ushqyeshëm, në pamundësi për të marrë këtë lloj qumështi sugjeroj qumështin e kompanive të certifikuara.

-Veza është një burim i rëndësishëm i proteinave, vitaminës A, D dhe Omega 3. Për fëmijët mbi një vjeç mund të konsumohet një vezë në ditë. Mund ta marri përmes një keku, një byreku ose një bukë me vezë.

– Mjalti është një burim i mirë energjie, i mineralëve dhe forcon shumë imunitetin.

-Një shembull mëngjesi:

1tas me tërshërë me mjaltë, me fruta të copëtuara në kubikë, një vezë e zier ose një omëletë me djathë ose zarzavate (spec, spinaq, domate, ullinj, kungull, brokol, karotë) me një gotë qumësht, ose me një tas kos.

-1 Pite me mish të grirë me zarzavate, një vezë e zier, një lugë mjaltë, një gotë qumësht, një banane ose një smoothie me disa fruta me një gotë qumësht me një lugë mjaltë në të cilën merr shumë vlera ushqyese.

-Është mirë që të keni opsione të shëndetshme dhe jo t’i japin fëmijës para me të cilat do të marrë një byrek me shumë yndyrë ose patetina, moltot të cilat janë të pakontrolluara dhe jo të shëndetshme. Nëse nuk keni kohë të gatuani diçka do t’ju sugjeroja frutat e thata, copëza të vogla me vlera të mëdha, një paketë që përfshin sasinë e nevojshëm të yndyrave, proteinave, karbohidrateve. Ndër to mund të përdorni lajthi, bajame, arra, rrush të thatë, kumbulla të thata, stika.

-Nëse nuk mund të zgjidhni të gjitha ushqimet si duhen, ose të gatuani në mënyrë plotësisht të shëndetshme mund të merrni suplemente si Omëga 3 sepse: është struktura kryesore e formimit të qelizave nervore dhe një aleat shumë i fuqishëm i trupit tonë kundër sëmundjeve, forcon imunitetin.

-Nëse fëmija qëndron gjatë në shkollë do të ishte mirë të merrte me vete një vakt të mirëfilltë dhe të mos mjaftohej vetëm me frutat ose me një ushqim të shpejtë. Mund të marrë zarzavate të pjekura në furrë, një paticë, fileto pulë ose qoftë të gatuara në shtëpi të cilat duhet t’i paketoni mirë.  

Gjumi

Duhet të kemi kujdes për orët e gjumit që fëmija do të flejë, sepse gjumi është pika kryesore që do të ndikojë në suksesin e fëmijës dhe në jetën e përditshme. Në vendet e zhvilluara shifra e fëmijëve që kanë deprivim ose çrregullim të gjumit janë rreth 30%. Në vendin tonë pritet që kjo shifër të jetë shumë me lartë sepse familjet shqiptare kanë problem me rutinën, fëmijët shtrihen në të njëjtin orar me prindërit e tyre dhe kjo është shumë e gabuar. 75% e rasteve të fëmijëve që kanë dhimbje kronikë kokë janë nga pagjumësia nga mungesa e orëve të duhura të gjumit. Fëmijët që kanë çrregullime të hiperaktivitetit dhe mungesë të fokusimit dhe kalojnë në agresivitet. 30minuta mungesë nga orari i duhur i gjumit bën që fëmija të jetë agresiv dhe jo bashkëpunues.

0-3muajsh:11-15 orë gjumë në ditë                                           

4-11muajsh: 10-13 orë gjumë

1-2 vjeç: 9-12 orë gjumë

3-5 vjeç: 8-11 orë gjumë

6-13 vjeç:7-10 orë gjumë

14-64vjeç: 6-9 orë gjumë

-Gjumi i drekës është i domosdoshëm për fëmijët deri në moshën 5 vjeçare. Për moshat mbi 5 vjeç është i dobishëm një pushim prej 30-40 minuta.

Vendosja e rutinave

Duhet të kemi rutina të përcaktuar saktë. Duhet të caktojmë orarin e gjumit kur do të shtrihemi dhe kur do të zgjohemi. 45 minuta para orës të cilës fëmija duhet të jetë në gjumë fillon përgatitja, mbledhim lodrat, librat, rregullojmë ambientin, bëjmë gati rrobat, çantën, ushqimin, lajmë dhembët veshim pizhamet, shtrihemi, bëjmë duatë, ndonjë histori para gjumi dhe me pas flemë. Gjithnjë duhet të zgjohemi në të njëjtin orar, duhet t’i vendosim fëmijës orë me zile për t’i mësuar që të ngrihen vetë. Pas zgjimit tualeti i mëngjesit, larja e dhëmbëve, fytyrës, abdesi dhe namazi i mëngjesit do ishte idealja. Është dhe një formë disciplinë dhe tra nisi ditën mbarë, ngrënia e ushqimit pasi të jenë gati. Fëmijët mbi moshën 8 vjeç mund ta përgatisin vetë ushqimin dhe e bën atë të ndjehet i aftë dhe i vlerësuar, sepse ne po rrisim një brez dembelësh, sepse prindi ka tendencën t’i bëjë çdo gjë gati dhe kështu e dëmton fëmijën. Me mirë ta ngrini fëmijën pak me herët dhe me qetë sesa ta lini të flejë me shumë dhe ta zgjoni me alarm shpejt-shpejt se jemi vonë. Një mëngjes i ëmbël me 2-3 minuta do ta ndihmojë fëmijën të zgjohet me shpejt dhe me energjik. Është mirë që rutina mos të prishët në fundjavë ose në pushime. Mund ta ndryshojmë orarin e gjumit me maksimumi 30 minuta sepse ndryshimi i rutinës krijon probleme, çrregullime. Orari i ngrënies dhe mbylljes së mëngjesit duhet të jetë i mirëditur, kështu dhe me vaktet e tjera ushqimore. Mund të hamë një pasdite me fruta dhe me orare të caktuar. Nuk duhet të kalojë orari i ushqimit. Duhet të kemi një rutinë të mirëkontrolluar për të eliminuar konfliktet hajë, hajë ose vishu, vishu, vishu!  Edhe studimi duhet të këtë orar të caktuar, në këtë orë fillon dhe në këtë orë mbaron, kjo gjë e ndihmon fëmijën të përqendrohet. Nëse ka orare fëmija e di së çfarë duhet të bëjë dhe sa kohë ka në dispozicion. Rutina është aleate shumë e mirë e prindërve për të shpëtuar nervat në vitin shkollor.

Higjiena e duarve dhe hundë të pastra

Kontakti kryesor ndodh përmes duarve dhe rrugëve të frymëmarrjes. Nëpërmjet duarve ndodh shpërhapja e shumë baktereve parazitëve, viruseve dhe mykut. Duhet të edukoni mirë fëmijët si duhet t’i lajë duart dhe sa herë duhet t’i lajë. Duhet t’i bëjë mirë duart me shkumë dhe t’i fërkojnë mirë duart dhe me pas shpërlaje me ujë të bollshëm. Fëmijët duhet të mësohen, që nuk mund të hanë pa i larë duart në tualet në fillim dhe fund të ushqimit. Moslarja e duarve në fillim të ushqimit kontaminon me parazitët e zorrëve dhe në fund të ushqimit moslarja e duarve kontaminon me parazitët e kokës, flokëve. Hundët e pastra. Kontaminimi tjetër është përmes rrugëve të frymëmarrjes. Duhet ta mësojmë fëmijën se si të teshtijë dukë vënë përpara hundës një facoletë e cila do ta mbulojë komplet atë ose bërrylin duke bërë që hunda dhe goja të mbulohen plotësisht. Kur fëmijëve fillojnë t’i bllokohen hundët ne duhet të mësojmë së si të pastrojë hundët. Mënyra më e mirë është me fiziologjik, por në kushtet e shkollës është e pamundur. Fëmija duhet të jetë i pajisur me facolëta të buta dhe të shfryjë një herë njërën anë të hundës dhe me pas tjetrën ose mund të përdorni napën. Mund ta krijoni dhe fiziologjikun në kushte shtëpie 1 lugë kafeje kripë dhe një lugë me sodë i ziejmë dhe i përdorim tre herë në ditë për shpëlarje.

-1ose 2 pika vaj eukalipti tek bluza e fëmijës e ndihmon për të pasur hundë të lira gjithë ditës. Mund ta ndajmë një qepë në 5-6 copa i hedhim një lugë mjaltë sipër e lëmë 12 orë dhe lëngun që del ia japim fëmijës gjatë ditës për hollimin e sekrecioneve. Hundët e pastra ndikojnë dhe në cilësinë e gjumit të fëmijëve. Kur fëmija i ka hundët e bllokuara ai fillon merr frymë me gojë, acaron fytin dhe veshin dhe acarimi zbret në rrugët aspiratorë.

Aktiviteti

Fëmijët e moshave shkollorë etiketohen me shumë diagnoza që kanë D, ADD (çrregullimi i përqendrimit), ADHD ( çrregullimi i përqendrimit dhe hiperaktivitetit), LD (çrregullimi i mësimit) NDD (çrregullimet me deficence në ushqyerja) MDD (çrregullimet nga mungesa e lëvizjes së fëmijës).

Me anë të lëvizjes ne mund t’i heqim këto sëmundje. Qëndrimi ulur duhet të jetë i barabartë me kohën që fëmija është aktiv. Me anë të lëvizjes kemi oreks pra heqim çrregullimin e ushqimit. Kemi përmirësim të qarkullimit të gjakut dhe aktiviteti fizik quhet ushqyesi me i mirë i trurit. Një ushqim i mirë i trurit bën të kemi një përqendrim me të mirë dhe një aftësi nxënie me të madhe. Kemi dhe një çlirim të hormonit të lumturisë i cili bën që të zhduket ankthi i largimit nga shtëpia dhe ankthi i shkuarjes në shkollë. Me aktivitet fizik na forcohet forca muskulorë dhe çrregullimet e shtyllës kurrizorë largohen.