Shoqeria ne fokus Dhimbjet e fytit – Dr. Estela Elezi
Sot do të flasim për dhembjet e fytit. Me interes do të ishte të dimë se çfarë është dhembja e fytit? Si mund të kurohet ajo?
Dhembja e fytit është një sëmundje që të paktën na zë dy herë në vit. Duke qenë e tillë, prindërit kanë mësuar të mos alarmohen, në raste të tilla ata paraqiten në klinikë vetëm kur kjo bëhet e shpeshtë pra, kronike. Madje sipas mjekëve ndonjëherë vetë prindërit e dinë diagnozën e fëmijës së tyre rreth faktit që vuajnë nga grykët, kjo sepse disa fëmijë kanë qenë më të predispozuar ndaj kësaj sëmundjeje. Shkaktarët kryesor të kësaj sëmundjeje janë virozët. Në fakt këto viroza janë të transmetueshme, por jo të trashëgueshme. Megjithatë nëse prindërit kanë vuajtur nga steptokoku ata mund t’ia transmetojnë fëmijës së tyre. Infeksioni viral është shkaktar i dhembjes së fytit, skuqjes së tij, por të shoqëruara nga virozat e stinës të cilat mund të japin edhe temperaturë, puçrra në gojë apo edhe nëpër trup të cilat shoqërohen me dhembje. Streptokokët dhe stafilokokët këto janë patogjene dhe janë shkaktarët kryesor të bajameve të qelbëzuara, por edhe kronike. Në fakt dallimi mes këtyre dy baktereve është shumë e vështirë, pasi mund të japin shenja të njëjta kryesisht vatra qelbi në bajame, temperaturë dhe puçrra në qiellzë. Nganjëherë është e vështirë përcaktimi vetëm me ekzaminimin klinik vizual. Gjëndrat e fryra limfatike janë një tjetër karakteristikë, apo edhe gjuha luleshtrydhe që vërejmë tek fëmijët. Karakteristikë e streptokokut është prania e një rashe, pra pjesa e kurrizit dhe e barkut përfshihet nga prania e puçrrave të vogla ngjyrë rozë, kuptohet që rëndësi ka edhe mosha e fëmijës. Një fëmijë tre vjeç rrallë e shfaq këtë virozë bakteriale. Arsyeja se si mund të merret, kjo sëmundje është përmes pështymës, pra kur dikush teshtin, duarve të palara, higjiena jo e pastër etj.
Duhet theksuar se fëmija ka domosdoshmëri të sëmuret, sidomos në vitin e parë të jetës, sepse duke u sëmurë maturohet imuniteti i fëmijës, në raste kur nuk ndodh kemi praninë e alergjive të shumta, ashtu siç kemi vënë re në kohët e fundit. Nëse kemi dhembje çfarë mund të bëjmë? Fillimisht dhimbja qetësohet me paracetamol ose ibubrofen, në rastet kur fëmija është mjaftueshëm i rritur gargara me ujë kripe është mjaft efikase, qoftë për të qetësuar ënjtjen qoftë për të luftuar disi infeksionin. Çajërat e ndryshme janë shumë të mirë, sidomos ai i kamomilit i cili ndihmon në qetësimin e dhembjeve të fytit, por edhe çajërat e tjerë të cilat kanë veti antioksiduese.
Është mirë të marrim shumë lëngje duke përfshirë edhe supëra të ndryshme. Mjalti është shumë i rëndësishëm, sepse ka efekt mahnitës në trajtimin e fytit të skuqur. Vaji i kokosit është shumë i mirë, sepse e trajton shumë mirë mukozën e fytit. Vaji i rigonit për fëmijët dy vjeç është shumë i mirë. Hudhra është fantastike kundër streptokokut. Kujdes me frutat acide, portokallin, limonin, qitron etj.
Kur duhet të shkojmë tek mjeku?
Tek mjeku në raste të tilla është e këshillueshme vizita pa pritur gjatë. Pediatri mund të testojë me streptest brenda klinikës për llojin e infeksionit, ku përmes këtij testi ai specifikon llojin e virozës. Ajo se çfarë i shqetëson prindërit është: “Pse iu bëhen kaq shpesh bajamet fëmijëve?”.
E përmendëm se një nga shkaktarët janë virozat, arsyeja e dytë është mjekimi jo i plotë. Për të pasur një mjekim të plotë duhet të paktën 10 ditë, më pak se 10 ditë mjekimi nuk është i plotë dhe ka mundësi që të na ripërsëritet prapë sëmundja dhe në mënyrë më agresive. Një tjetër arsye është kurimi i parakohshëm siç e dimë se kur sëmuremi imuniteti ynë vendoset në lëvizje siç reagon për çdo sëmundje, më pas trupi përgatit mbrojtjen specifike në këtë rast streptokokun, nëse ne kurohemi e kemi ndaluar veprimin e imunitetit dhe fëmija do të sëmuret më shpesh dhe më rëndë, pasi ai nuk e ka formuar imunitetin luftues për këtë pjesë. Një tjetër shkaktar është pasja e një të sëmuri kronik në shtëpi, apo çerdhe, shkollë etj. Streptokoku mund të japë edhe pasoja pak më të rënda si ethet, vështirësi në frymëmarrje, dhembje kyçesh etj. Imfalimi i veshkave është një tjetër pasojë, ku ulet funksioni i veshkave dhe kemi urinë me ngjyrë etj. Gjithmonë një arsye se pse duhet të mjekohemi është edhe për shëndetin vetjak, por edhe për të parandaluar përhapjen