Shoqeria ne fokus Dhimbjet e veshit tek femijet – Dr. Estela Elezi

Ndonjëherë fëmijët qajnë shumë dhe prindërit nuk dinë mirë arsyen, pasi shikojnë se nuk paraqesin simptoma si: kollë, temperaturë etj. Në fakt sot do flasim për dhembjet e veshit. Dhimbja e veshit është shumë e shpeshtë për fëmijët pothuajse çdo fëmijë e ka kaluar këtë infeksion. E rëndësishme është se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi këto infeksione kalojnë edhe pse për fëmijët mund të jetë e bezdisshme për shkak të dhimbjeve që krijojnë. Këto infeksione shfaqen më shumë në periudhën e vjeshtës, pikërisht një javë pas shfaqjes së infeksionit.

Që ta kuptojmë më mirë infeksionin vlen të shpjegohet si fillim struktura e veshit. Kemi veshin e jashtëm, atë të mesëm dhe të brendshëm. Me më shumë interes është veshi i mesëm, kjo sepse aty përqendrohet infeksioni ajo çka është e rëndësishme në këtë anatomi është prania e një gypthi të vogël që lidh veshin e mesëm me pjesën e hundës, i cili quhet tubi i eustakut. Me kalimin e moshës ky tub maturohet dhe emigrimi bakterial bëhet më i vështirë. Kjo bën që të mëdhenjtë të mos sëmuren kaq shumë me infeksione veshi dhe fëmijët janë më të predispozuar që ta kenë atë. Një arsye e dytë është që të vegjlit sëmuren më shpesh me viroza dhe pjesa nazale bëhet më e ënjtur dhe më e fryrë. Përqendrimi i baktereve në vesh dhe bllokimi i hundëve, japin një infeksion i cili shoqërohet me dhimbje dhe me të ashtuquajturën bombim të veshit. Madje nëse ky bombim është i madh kjo mund të çojë në çarjen e daulles së veshit, çka shoqërohet me rrjedhje sekrecionesh nga veshët. Tek bebet të cilat nuk mund të shprehin dhimbjen ne duhet të kuptojmë se në këtë fazë, ku janë prekur nga infeksioni bebet janë shumë të grindura ato qajnë shumë, nuk duan ushqim dhe nuk duan të flenë.

A është ngjitës ky infeksion?

Jo, ky infeksion nuk është ngjitës, bakteret emigrojnë nga hunda tek veshi pra brenda organizmit. Ndërsa ne nuk mund të themi të njëjtën gjë për virozën që e shkakton këtë gjë, sepse kjo është ngjitëse.

Si ta menaxhojmë infeksionin e veshit?

Normalisht si çdo gjë akutë dhimbja na zë natën, kjo gjë i gjen shpeshherë prindërit të papërgatitur. Qetësuesit e parë janë ibubrofeni dhe paracetamoli të cilat qetësojnë dhimbjet, por edhe ulin temperaturën. Ne mund t’ia japim fëmijës të dyja bashkë në të njëjtën kohë dhe është e sigurt për aq sa përdoret vetëm një herë.

Një mënyrë tjetër mund të jetë të marrim një çorape pambuku dhe ta mbushim me kripë e ngrohim dhe ia vendosim fëmijën në pjesën midis veshin dhe poshtë nofullës.

Ne mund të përdorim edhe vajrat vegjetal si vaji ullirit, ne mund ta ngrohim pak dhe t’i hedhim një pikë në vesh. Por duhet të kemi kujdes! Nëse jemi në fazën që kemi rrjedhje nga veshi, pra daullja është çarë ne nuk duhet të hedhim asgjë. Këto masa nuk janë trajtuese por menaxhuese. Për pjesën tjetër duhet të konsultohemi me një mjek, ai vendos për dozën e antibiotikut dhe llojin e antibiotikut. Me përdorimin e antibiotikut shkatërrohen bakteret shkaktuese. Por në vesh kemi edhe likuidin i cili do pak kohë të largohet gati deri në tre muaj. Duhet thënë se trajtimi imentibiotik zgjat një jave dhe ne nuk kemi më dhimbje, por kjo nuk do të thotë se likidi është larguar, sepse kjo do më shumë kohë kështu që mjeku do të kërkojë kontrolle të vazhdueshme. Çfarë mund të bëjmë ne për trajtimin e likidit është mirë që t’u themi fëmijëve që të flenë me veshin e sëmurë lart pra ta ndijojmë me forcën e gravitetit. Të përpiqemi t’i mbajmë hundët e lira me lirues fiziologjik. Është shumë e rëndësishme që kjo gjë të trajtohet me vëmendje tek bebet e vogla, sepse bllokimi i veshëve mund të çojë në vonesë të të folurit kuptohet që ky nuk është një element për t’u shqetësuar, sepse kjo gjë është kalimtare dhe fëmija nuk paraqet probleme serioze.

Vlen të theksohet se fëmijët të cilët janë ushqyer me qumësht gjiri janë më pak të rrezikuar nga infeksioni i veshit, kjo për dy arsye: e para sepse fëmija përmes qumështit të nënës merr antitrupat e saj dhe kështu është më i fortë në përballimin e këtij infeksioni; e dyta një pjesë të vlerave ushqyese kalojnë edhe në vesh ushqimi me qumësht formulë jep inflamim të mukozës dhe pjesës së veshit të mesëm.

Por nëse e ushqejmë fëmijën me qumësht formulë është mirë që këtë t’ia japim në pozicion vertikal pra jo shtrirë. Gjithashtu një kujdes i madh duhet treguar për hundën në veçanti për fëmijët që janë alergjik dhe kujdes nga tymi i cigareve. Kujdes në këtë pjesë, pra kur konsumojmë cigare si nëna apo babi duhet të ndërrojnë rrobat, sepse edhe rrobat mbajnë aromë cigareje. Sigurisht që edhe një dietë e mirë ushqimore do të ndihmonte shumë për të pasur një imunitet të fortë. Për fëmijët pak të rritur mund të lejohet përdorimi i çamçakëzëve me fomidol si p.sh.: orbitët, kjo sepse mund të shkatërrojnë bakteret në gojë. Kini kujdes, në momentin që fëmija i vogël kap veshët në fakt kjo nuk do të thotë se detyrimisht ka dhimbje veshi, fëmijës mund t’i dalin edhe dhëmbët dhe ai nuk di ta lokalizojë siç duhet dhimbjen.