Shoqeria ne fokus: Mengjeset e lemuara (Dr. Estela Elezi)

Në fakt jemi në java e parë e shkollës dhe përgatitjes  fillimisht prindërit përgatiten shumë për fëmijët, por ato njëkohësisht tregojnë se tmerri i tyre më i madh është pikërisht mëngjesi. Sapo fëmijët të ngjiten në fugon na duhet ca kohë të mbledhim veten nga gjithë ajo rrëmujë.

Së pari duhet analizuar çështja se pse nuk po na ecin siç duhet këto mëngjeset tona, Një ndër këto arsye është lodhja lodhja si nga ana e fëmijëve por edhe e prindërve. Lodhja mund të vijë nga pagjumësia kjo ndikon tek një produktivitet akademik dhe i ulët në punë, Kjo shkakton edhe faktin se gjërat që i kemi si të mira ti shohim me mërzi. E dyta është moszgjimi në kohën e duhur pra nuk zgjohemi dot në orar për të zbatuar punët. Për të shmangur pak këto është mirë që disa gjëra t’i bëjmë në darkë. Kjo ndoshta që të edhe fëmijët të mos përfitojnë nga situata jonë sepse ata e shohin se jemi të tensionuar dhe kështu mund të përfitojnë ndonjë ëmbëlsirë apo diçka tjetër sepse e shohin edhe predispozitën tonë për t’ia dhënë për shkak të tensionit që mbartim. Fëmijët mund edhe të këmbëngulin duke kërkuar negociata si p.sh. ose më jep këtë ose ndryshe nuk do të ha etj. Mendojmë se gjithmonë fajin e ka fëmija, por në fakt kush është ai që do ta lërë shtratin e ngrohtë për disa të thirrura shpejt! Shpejt! Pra fëmija duhet të ketë një motivim shumë të fortë. Duhet të theksojmë detajin që një fëmijë ka nevojë për përkatësi në një grup social dhe grupi social më i rëndësishëm është familja dhe në fakt familja ka nevojë që ta ndjejë vetën që i përket dhe është i rëndësishëm në këtë grup social.

Fëmija përveçse ka nevojë për ushqim, strehim, ka nevojë që të ketë rolin e vet në këtë grup social. Nxjerrja nga krevati dhe tërheqja e fëmijës për t’u bërë gati shpejt është tregues i një mungese të fortë emocionale është një paradoks në fakt se vetë fëmijët shohin filma me super heronj dhe ata as nuk munden që të fusin vetë lugën në gojë. Nëse një fëmije nuk i japim për të ngrënë ai do fillojë që të marrë ushqimin nga shoku i tij dhe këtë do ta bëjë për mbijetesë, nëse një fëmije nuk i japim vëmendje atëherë këtë ai do ta kërkojë përmes të qarave, grindjes etj. Nëse nuk i japim liri në formën e shëndetshme ata do të gjejnë mënyrën të na e tregojnë se ata kanë mendjen e tyre dhe se janë individë të ndryshëm nga ne në fakt sjelljet e fëmijëve kanë një qëllim.

Cila është zgjidhja për një mëngjes të lëmuar.

Zgjidhja është që të paktën 10 min në ditë të kalojmë kohë me fëmijën tonë, kjo sepse nëse fëmija e merr këtë vëmendje nuk do të na e kërkojë vëmendjen në një kohë kur e kemi lakun në fyt. Një element tjetër i rëndësishëm për fëmijën është rutina, fëmija duhet të dijë se çfarë duhet të bëjë në mëngjes, fëmija që tre vjeç mund t’i mbahet rutinës, por së pari ne do të përcaktojmë se çfarë fëmijët duhet të bëjnë në mëngjes, pra duam që të rregullohet krevati, të pastrojnë dhëmbët dhe i themi fëmijës se kur të bëhesh gati atëherë mund të na bashkohesh për mëngjes, por edhe mëngjesi duhet të ketë një afat kohor nëse fëmija nuk e arrin ta kapë atëherë duhet t’i themi se na vjen keq dhe se si mund ta përmirësojmë këtë gjë, duhet të themi që edhe nëse ndodh që fëmija të ikë në shkollë pa ngrënë nuk duhet ta përjetojmë si diçka tragjike, sepse nuk do t’i ndodhë asgjë thjesht uria do ta kujtojë që të ngrihet më herët në mëngjes. Nëse fëmija ndodh që të na refuzojë që të çohet në mëngjes, atëherë i themi që ai duhet të çohesh patjetër  vetëm se vendos ti nëse do të shkosh me pizhame apo me uniformë. Ne mund ta ndihmojmë fëmijën duke i dhënë një tabelë që të jenë më praktik pra rregullova krevatin i vendosin vizë, rregulloi diçka tjetër po ashtu kjo i vjen në ndihmë fëmijës që të ketë një punë të organizuar. Bërja e këtyre punëve i jep atyre ndjesinë e fuqisë dhe rëndësisë. Fëmijët hutohen, një lodër e hedhur përtokë do t’i hutonte ata dhe do të nisnin lojën një zile do të na bënte shumë punë, kjo do t’i kujtonte gjithmonë ata. Gjithashtu duhet të jemi të kujdesshëm që fëmija të flejë herët, pra ta kryejë herët ciklin e gjumit kështu do të zgjohet më herët. Zilja e parë mund të jetë për zgjim pra ne si prindër nuk kemi më nevojë ta zgjojmë fëmijën ndërsa zilja e dytë mund të jetë për t’u ulur në tavolinë. Shumë e rëndësishme është edhe rutina e prindërit, mëngjesi i lumtur nis me ne, nëse ne zgjohemi dhe jemi rrëmujë me veten fëmija do t’i reflektojë këto tek ne, nëse ne jemi të sistemuar kjo do të na ndihmonte shumë edhe në ruajtjen e zërit të qetë. Së dyti është e rëndësishme që të vendosim se çfarë do të bëjmë ne pra t’i vendosim edhe vetes një rutinë. Duhet të kemi kujdes në përdorimin e paketës së shpëtimit. Një fëmijë që harron gjithnjë është një fëmijë që duhet kujtuar gjithmonë, është e rëndësishme që fëmijët të marrin përgjegjësitë e tyre duke shijuar pasojat.