Shoqeria ne fokus Virozat – Dr. Estela Elezi
Sapo janë hapur çerdhet dhe shkollat, klima ka ndryshuar, temperaturat kanë rënë dhe këto faktorë kanë ndikuar që të kemi një shpërthim vizitash më fëmijë më hundë të zëna, më kollë dhe temperaturë. Kemi dhe prindërit me ato shikimet e zymta që shprehen se e filluam kaq shpejt, çfarë do të bëjmë deri në fund të vitit. Kemi dhe nga ata prindër të cilët nuk i kanë sjellë fëmijët e tyre për vizitë dhe pse fëmijët kanë shenja të ndryshme të gripit, fëmijët e tyre mund të jenë zgjuar me kollitje të forta, kraharori i tyre mund të bëjë gërr-gërr, ballin e nxehtë dhe prindi mendon nëse duhet ta çojë në urgjencë, apo të presë të nesërmen. Kemi rastin e fëmijëve 3 vjeçare që kanë shenja gripi, por prindërit e tyre mendojnë që është një virozë e thjeshtë dhe fëmija do ta kalojë vetë. Ka dhe raste të fëmijëve një vjeç të cilët i kanë hundët jeshilë me kollë prej dy javësh por nuk ka temperaturë dhe prindi mendon së është diçka pa rëndësi. Pikërisht për këto do të flasim. Kur viroza është e rrezikshme, çfarë janë virozat e stinës, si t’i menaxhojnë në shtëpi, kur duhet të shkojë tek mjeku, kur duhet të shkojë në urgjencë, si ti menaxhojmë që situata mos të agravohet.
1-Njohja me virozat e stinës. Gripi është një virus që ka target (shënjestër) të njëjtat organe që kanë dhe viruset e stinës, por kanë një klinikë më të rënduar, pra virozat e stinës nuk janë grip. Ne nuk i quajmë viruse të stinës, por viroza të stinës, që nga këtu kuptojmë që kemi të bëjmë me disa lloje virusesh që kapin të njëjtat organe si rrugët e frymëmarrjes, hundë, fyt, trake dhe kanë të njëjtat simptoma. Ka mbi 200 lloje virusesh që janë fajtorë për këto viroza, më i zakonshmi është rinovirusi. Mënyrat kryesore të infektimit është ajo përmes ajrit, kontakti i afërt me personat e sëmurë mjafton që ato të flasin dhe spërklat që ato nxjerrin dhe ne i thithim dhe infektohemi, dhe akoma më keq nëse ato teshtijnë ose kollitën dhe në infektohemi nëse qëndrojmë në të njëjtin ambient dhe sidomos në ambiente të mbyllura. Përveç kontaktit të drejtpërdrejt dhe atë indirekt më anë të kontaktit më objekte të kontaminuara, butoni i ashensorit, dorëzat e dyerve, tavolinat, bankat, stilolapsat janë një burim shumë i rëndësishëm i përhapjes së virozave, nëse ne kemi prekur një objekt të kontaminuar, ushqehemi, fërkojmë sytë, prekim hundët atëherë dhe në infektohemi. Mënyra më ë mirë për t’u ruajtur është mbajtja e maskave mbrojtëse për personat e infektuar në mënyrë që të mos infektojnë të tjerët. Duhet të lajmë shumë shpesh duart dhe sidomos para ushqimit. Faktorët që rrisin mundësinë për t’u infektuar janë ambientet kolektive, një gjumë jo i mirë dhe stresi psikologjik. Këto faktorë risku këto të tre faktorë mblidhen tek fëmijët njëkohësisht tek fëmijët që kanë filluar të frekuentojnë kopshtet, çerdhet etj. Fëmijët janë në ambiente kolektive, nuk bëjnë gjumë të mirë sepse duhet të zgjohen herët dhe janë të stresuar sepse janë larguar nga familja, shoqëria e re etj. Për këto viruse nuk ka vaksinë, nuk ka kurë dhe nuk lënë imunitet për një kohë të gjatë. Mund të infektohesh me të njëjtin virus, ose më një tjetër sepse nuk ka imunitet afatgjatë. Në përgjithësi ato nuk janë të rrezikshëm, shenjat shfaqën rreth 2ditë pas infektimit dhe zgjasin rreth 4 javë. 4javë është jetëgjatësia mesatare e këtyre gjallesave në organizmin tonë. Mesatarisht një fëmijë i vogël prekët 6-8 herë në vit nga këto viroza. Ndërsa një i rritur preket nga këto viroza 2-4 herë në vit. Imuniteti rritët dukë u ushqyer shëndetshëm, dukë bërë një gjumë të mirë, dukë pastruar duart shpesh, dukë qenë i qetë dhe dukë kryer aktivitet fizik, kështu mund të krijojmë imunitet më të mirë. Viruset që shkaktojnë këto viroza që në thamë nuk trajtohen me antibiotik vetëm nëse kemi komplikacione, që mbi këtë virus viral të na mbivendoset një virus bakterial duke na dhenë një bronkopneumoni, bronkit, një infeksion sinusesh, një infeksion veshi atëherë përdorim antibiotik për të kuruar këtë infeksionin bakterial sepse vetë infeksioni viral nuk ndikohet nga antibiotikët. Më parë mënohej së viruset nuk krijonin sekrecione të trasha më ngjyrë jeshile, kollë me sekrecionë dhe gëlbaza, zhurmat në kraharor me sekrecione. Kjo sillte një mbipërdorim të antibiotkëve dhe kjo na solli një rezistencë të baktereve ndaj viruseve, tani është vërtetuar që edhe këto viruse japin sekrecionet që i përmendëm më lart. Vërtet këto janë shenja të një bronkiti por jo çdo bronkit ka nevojë për antibiotik. Virosat në përgjithësi kanë 2 ecuri të mundshme, ka një larmishmëri shfaqjesh në klinikën e tyre, mund të mos kemi asnjë shenjë që jemi prekur nga virozat, mund të kemi një rrjedhje minimalë të tipit një rrjedhje hundësh dhe ënjtje dhe pak kollë, por ato mund të shfaqën plotësisht në harkun kohor prej 4 javësh. Kur infeksioni mbetet në kuadrin e infeksionit viral pa kaluar në mbivendosjen e baktereve, prindi nuk e ka të nevojshme të shkojë për vizitë. Rasti është një fëmijë që nis më sekrecione të ujshme tek hundët të cilat shtihen pas 2-3ditësh dhe më pas i ftohët dhe një kollë e lehtë dhe sekrecionet bëhen nga të ujshme të bardha të verdha dhe më pas dhe jeshile, më viskozë, më të trasha dhe fëmija fillon nuk merr dot frymë me hundë dhe kolla shtohet, përkeqësohet, fëmija nuk bën gjumë të qetë. Nga dita 5-7 kolla behët ë fortë ë thatë më sekrecione, mund të dëgjojmë ndonjë gërr-gërr dhe na shtohet dhe temperatura, është një mënyrë së si viroza po shpalos veten e saj dhe nuk është për t’u shqetësuar. Fëmija mund të këtë dhimbje fyti dhe stomaku, kjo temperaturë zgjat 3-5 ditë dhe rrallë shkon mbi 39 gradë celsius. Dita e pestë më temperaturë i bie rreth ditës së 10-të fillimit të simptomave. Pas ditës së 5 me temperaturë ajo fillon të bjerë, sekrecionet janë më pak në sasi, por kolla e fortë vazhdon akoma. Nga dita e 21 hunda është e pastër, por kolla sërish vazhdon. Nga java e katërt hunda pastrohet plotësisht, kolla zhduket dhe fëmija thuajse shërohet plotësisht. Mënyra tjetër e gripit është një fëmijë që sëmurët në mënyrë fulminante me temperaturë të lartë, më një kollë të keqe, dhimbje kokë, dhimbje fyti, hundë të ujshme mbase edhe ndonjë të vjellë ose diarre. Fëmija fle dhe ushqehet keq dhe të tëra këto zgjasin 3-5 ditë. Pas ditës së pestë temperatura bie, por kolla dhe hundët jeshile vazhdojnë akoma. Përreth 2 javë sekrecionet pakësohen, pastrohen , kolla largohet, oreksi kthehet, fëmija fle i qetë. Nëse temperatura nuk zgjat më shumë së 5 ditë dhe fëmija nuk ka vështirësi në frymëmarrje, nuk është e nevojshëm që fëmija të çohet për vizitë tek mjeku. Por nëse temperatura nuk bie pas ditës së pestë , fëmija ka sekrecione dhe kollë dhe kemi përkeqësim të gjendjes, mund të kemi një infeksion të sinuseve dhe fëmija duhet çuar për vizitë. Nëse temperatura zgjat më shumë së 3 ditë dhe është mbi 39gradë fëmija duhet të vizitohet. Nuk duhet të nxitohemi për ta çuar fëmijën për vizitë, sepse kur gjendja bëhet alarmantë nga prindi, doktori ndihët i detyruar t’i japë antibiotik për kalimin e gjendjes. Prindi nuk duhet të insistojë tek mjeku për marrjen e antibiotkëve, sepse viroza do bëjë të sajën dhe janë gjëra që zgjidhen vetë. Kjo ishte kur viroza mbetët në kuadrin e virozës virale kur nuk ka komplikacione.