Shoqeria ne fokus Imuniteti – Dr. Estela Elezi
Sigurisht që kur flasim për imunitet, apo për krijimin e saj mendja na shkon tek vaji i farës së zezë, mjalti, vitaminat e shumë e shumë vajra të tjera esenciale, të cilat edhe kushtojnë në fakt, nënat gjenden të bombarduara duke i parë në internet, gazeta televizione emisione ku çdo gjë apo edhe emision përfundon me reklamën e një x- produkti, i cili relativisht është edhe i shtrenjtë. Sot do të flasim se si mund të forcojmë imunitetin pa shpenzuar shumë para. Në fakt nuk duhen nënvlerësuar elementët me bazë ushqimore, si vaji i farës së zezë apo mjalti, por ka edhe metoda më të thjeshta se këto. Do të dëshiroja që ta nisja me një eksperiment që është bërë në shtetin e Singaporit, u vendos që të krijohej një kopsht botanik, u thirrën kopshtarët më të mirë ku iu vendos në dispozicion edhe një tokë e ushqyer mirë, por kjo nuk solli rezultat në rritjen dhe në lulëzimin e bimës, disa prej tyre u thanë, të tjera nuk lulëzuan fare, shkaku ishte mister. Pas shumë përpjekjesh u zbulua që bimës i mungon flladi pra puhiza që do ta tundte bimën në mënyrë që të shrinte rrënjët më thellë në tokë dhe të rritej. Nga kjo mësojmë rëndësinë e lëvizjes dhe kur lëvizja është kaq e rëndësishme për bimën që Zoti e ka krijuar për të qëndruar ulur, pra të palëvizshme, çfarë duhet të themi ne për njeriu i cili është një qenie që është krijuar për të lëvizur. Këtu nuk po flas për ta çuar fëmijën në aktivitete sportive si volejboll, basketboll, por për aktivitet fizik gjë që është shumë e thjeshtë për t’u bërë dhe pa kosto. Aktivitetet mund të jenë të tipit: kujdesi për punët e shtëpisë, evitimi i autobusit i ashensorit. Vetitë e aktivitetit fizik janë të shumta, së pari: na bën më të lumtur, kjo ndodh sepse mund të çlirohet hormoni që quhet endorfina nga shumë studime është parë se njerëzit që bëjnë aktivitet fizik janë shumë më të lumtur. Çlirimi i hormonit të endorfinës bën që të luftojë hormone që shkaktojnë stres.
Efekti tjetër është në sistemin nervor qendror, aktiviteti fizik ndihmon në qarkullimin e gjakut në tru dhe rrjedhimisht forcohet edhe më shumë arsyetimi, por çfarë do të thotë qarkullim më i mirë i gjakut në tru, në fakt do të thotë se trurit i shkojnë lëndët ushqyese më shumë dhe oksigjeni shkon më shumë në tru dhe mbetjet largohen më shpejt. Kështu ne vonojmë në maksimum plakjen e neuroneve.
Zemra, duke qenë se zemra është një muskul, aktiviteti fizik ndikon shumë edhe në të, sepse forcohet sistemi pompues i zemrës, kemi rënie të aftësisë së gjakut të bëjë koagula ose ndryshe trashje e gjakut.
Shtimi i aktivitetit fizik bën të mundur edhe normalizimin e tensionit të gjakut. Në fakt kohët e fundit gjatë vizitave mjekësore është vënë re edhe në mosha shumë të vogla prania e tensionit të gjakut.
Ndikim shumë të mirë aktiviteti fizik ka edhe tek sistemi pulmonar, aktiviteti fizik bën të mundur ventilimi e mushkërive dhe furnizimin e tyre më mirë me ajër. Duhet theksuar se ankesat kryesore në vizitat pediatrike është kolla. Edhe pse prindërit kanë provuar shumë medikamente, produkte shurupe etj, në fakt nuk ka qetësues më të mirë se aktiviteti fizik, sidomos vrapi. Kolla në vetvete është një mënyrë se si organizmi pastron veten sidomos mushkëria, duke u kollitur bëjmë të mundur të dalin bakteret dhe sekrecionet, është shumë e rëndësishme të pastrohemi nga gëlbazat, sepse qëndrimi i tyre në organizëm përkeqëson gjendjen nga një problem i thjeshtë në një më të rëndë. Përveç aktivitetit fizik rekomandohet edhe fizioterapi për t’u pastruar nga sekrecionet. Kur fëmija vrapon sekrecionet tunden dhe kështu ato shkëputen dhe krijojnë më shumë mundësi për të dalë jashtë dhe fëmija mund të pastrohet.
Gjithashtu edhe personat që vuajnë nga astma nëse ata kryejnë rregullisht një aktivitet fizik sipas studimeve do të kenë sulme më të pakta në të ardhmen. Aktiviteti fizik ka të mira edhe në aspektin e gripit, pra peronat që merren me aktivitet fizik i zë më rrallë gripi dhe më letshëm. Aktiviteti fizik ndikon shumë edhe në uljen e obezitetit, ulja më pas e obezitetit i siguron fëmijës një mirëqenie sociale. Por duhet pasur parasysh pasja e një obeziteti mund të shkaktojë diabet dhe kancer. Duhet pohuar se aktiviteti fizik bën një përmirësim të gjumit. Një tjetër problem që del në ditët e sotme është fakti se fëmijët sot nuk luajnë më si dikur, por ata qëndrojnë përpara një telefoni për shumë kohe dhe vëmë re se ata mbajnë gjithmonë kokën ulur dhe shpatullat në mënyrë të lakuar, çka çon në deformime të caktuara të strukturës skeletore. Në fakt këto deformime të skeletit sidomos te kurrizit japin problem tek kafazi i kraharorit dhe në funksionimin siç duhet të organeve. Si t’ia bëjmë me aktivizimin e fëmijëve të vegjël? Në fakt një mënyrë e mirë mund të jetë edhe shkuarja në kopsht në këmbë, pra ku fëmija ka mundësi edhe të ecë kështu edhe mund të flasim me të. Por edhe në shtëpi fëmija mund të aktivizohet nëse t’i pastron me një leckë të njomë, fëmija mund t’iu ndjekë pas. Nëse ka diçka që e forcon pikërisht imunitetin është ndalimi i sheqerit përdorimi i shumtë i sheqerit bën që rruazat e bardha të humbasin aftësinë për të shkatërruar invadusët e caktuar. Një kanoçe lëng ka rreth tetë lugë sheqer që është e barabartë me 100 g sheqer dhe këtë e merr një fëmijë në formë të lëngshme dhe ka një përthithje të menjëhershme. Sheqeri jep edhe një efekt shkatërrues edhe në sjelljen e fëmijës, e para është e vërtetuar se krijon deri në 8-të herë më shumë varësi sesa kokaina. Në fakt konsumimi i sheqernave i bën fëmijët të papërmbajtshëm në sjellje, sepse këto sheqerna apo ngjyruesit qe iu hidhen ëmbëlsirave i japin fëmijës një energji të cilën kushtëzuar nga ambientet e shtëpisë nuk ka ku t’i harxhojë. Diçka tjetër që na shpëton nga virozat apo edhe diarreja është larja e duarve. Edhe gripi merret thjeshtë nga duart e palara. Në fakt duart mund të bëhen shkaktare edhe për marrjen e sëmundjeve të tjera, kështu që fëmija mund të pastrojë hundën që ka rrufë dhe më pas të prekë syrin dhe dashje padashje i shkakton problem edhe syrit. Larja e duarve parandalon edhe parazitët. Parazitet janë shkaktaret kryesor të dobësimit të imunitetit. Është mirë që larja e duarve të bëhet rutinë, para se të flemë pas ushqimit etj. Duhet të mundohemi t’i mbajmë fëmijët edhe larg tymrave, apo edhe duhanit kjo sepse pulmonik i fëmijës nuk ka aftësi pastruese siç ka pulmonik i një të rrituri. Dhe e fundit kur të bëni vizitën tek pediatrik mos insistoni për të marrë me se s’bën antibiotik kjo, sepse në 80% të rasteve antibiotikët janë të shmangshëm.