Shoqeria ne fokus Diarreja tek femijet – Dr. Estela Elezi
Ju përshëndesim edhe në këtë ditë të premte në valët 93.2 mgz në emisionin shoqëria në fokus, ku Estela është gjithmonë me ne. Ne do të flasim sot për diarrenë një problem që prek shumë fëmijët në këtë stinë. Diarreja në fak mund të shkaktojë shumë problem sidomos nëse zgjat mbi tri ditë me diarrenë fëmija mund të nxjerrë shumë vlera që i nevojiten trupit si: kripëra etj si këto. Sot do të flasim miq për diarrenë, pra për viruset bakteriale shkaktarët e saj alergjitë ushqimore dhe se çfarë duhet të bëjmë. Atëherë do të flasim specifikisht për diarrenë akute, ajo diarreja kulminante le të themi. Në fakt është një nga problemet më të shpeshta të fëmijëve është makthi i fëmijëve dhe prindërve njëkohësisht. Në fakt kjo është një çështje që nuk duhet nënvlerësuar, sepse duhet thënë se është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve të fëmijëve në vendet në zhvillim, dhe një nga arsyet e vizitimit të fëmijëve nëpër qendra shëndetësore në të gjitha vendet e zhvilluara. Diarreja përkufizohet si rritje e frekuencës rritje të përmbajtjes së ujit dhe rritje të vëllimit të defekimeve pra të daljeve jashtë. Shenja të tjera mund të jetë temperature, dhe dhembjet e barkut. Në 80 për qind të rasteve diarretë akute shkaktohen nga viruset më i akuzuari është rotavirusi, ky virus tek fëmijët dy veç dhe tek bebet shfaqet me një përqendrim të lartë, fëmijët më të mëdhenj mund ta kalojnë me çrregullime më të lehta, por tek fëmijët e vegjël njihet shumë infeksioni mund të jetë i tipit sporadik, ose mund të marrë edhe formë epidemike kjo ndodh më shumë në muajt e fortë të vitit si në dimër dhe në verë. Burim infeksioni mund të jenë duart e palara, të kujdestarit në çerdhe, zakonisht nuk është shtëpia burimi i infeksionit. Çerdhet japin një ndihmë të madhe në hapjen e infeksionit, fëmija mbartës e transmeton këtë infeksion dy ose tre ditë para pra fëmija mund të jetë i sëmurë dhe e përçon këtë sëmundje tek fëmijët e tjerë pa iu shfaqur akoma simptomat vetë. Prandaj është e rëndësishme larja e duarve. Infeksioni mund të zgjasë deri në pesë ditët, e para mund të shoqërohet me temperaturë më pas fillojnë defekimet të cilat janë shumë të shpeshta 5 deri në 6 herë në ditë dhe këto janë shumë të ujshme aq sa edhe panolina nuk arrin ta mbajë gjithë këtë sasi defekimi të ujshëm normalisht jep mungesën e oreksit, këputjen etj.
Viruse të tjera janë edhe dy të tjera dhe japin të vjella, dhembje koke, muskujsh, temperaturë vetëm se nuk ka të vjella dhe kollë. Zakonisht këto nuk zgjasin shumë vetëm tre ditë. Shakatar tjetër janë edhe diarretë bakteriale si salmonela dhe këto sulmojnë florën e zorrës pra ne në jashtëqitje und të dallojmë edhe mukus apo gjak. Piku i këtyre diarreve është në verë dhe në vjeshtë, kemi edhe kampilobakterin edhe kjo shoqërohet me gjak, dhe me jashtëqitje të ujshme por edhe me temperaturë dhe të vjella. Ne duhet të bëjmë diferencën midis diarreve virale dhe bakteriale, kur është bakteriale duhet të marrim trajtim ndërsa në rastin tjetër, jo. Helmimet ushqimore janë gjithashtu shkaktar të diarreve dhe shkaktohet nga konsumimi i ushqimeve që janë të kontaminuar me baktere, pra kur kemi një ushqim të prishur ku bakteret kanë çliruar toksina. Në fakt këto janë tokasinat që japin shenjat më pas duhet një kujdes i veçantë sidomos përgjatë gatimit nëse nuk konsumohet direkt, duhet të ruhet në frigorifer, madje edhe nëpër fast-food duhet të jemi të kujdesshëm. Ndonjëherë është më mirë të përgatisim një sandviç në shtëpi, sepse kështu jemi edhe të sigurt për higjienën. Tipike për diaretë që vijnë nga ushqimet është se ato fillojnë me dhembje barku, të vjella, në përgjithësi shërimi është i shpejtë rreth 24 h. Kemi edhe shkaqe të tjera ku mund të merret diarreja si për shembull në rrugët e frymëmarrjes, fëmija mund t’i marrë dhe kjo mund të shkaktojë diarre, por mund të ketë edhe një infeksion urina edhe kjo mund të bëhet shkak për diarre. Edhe terapia me antibiotikë është një tjetër shkak që jep diarre, pra është një tjetër arsye jashtë zorrës. Nëse fëmija trajtohet me antibiotik të vazhdueshëm ai ka mundësi të zhvillojë diarre. Gjithashtu kemi edhe alergjitë ushqimore që gjithashtu e shkaktojnë atë, nëse një diarreje nuk i japim dot shpjegim, atëherë ajo patjetër mund të jetë diçka që vjen nga alergjia. Duhet të theksojmë që nuk duhet ta trajtojmë diarrenë me preparate që ndikojnë në florën e zorrës siç është modiumi nuk është e këshillueshme, qoftë për të vegjlit qoftë për të mëdhenjtë. Diarrea bën të mundur shpëlarjen nga lëngjet e domosdoshme, por njëkohësisht ndihmon në shpëlarjen nga viruset dhe toksinat pra nuk duhet ta frenojmë, sepse kështu mund të japim kontribut në zgjatjen e sëmundjes. Duhet që prindërit të jenë të vetëdijshëm se nëse fëmija ka defekuar vetëm tre herë atëherë nuk është e nevojshme të shkojë tek mjeku pasi ai mund ta kalojë vetë, por nëse ka defekuar mbi katër herë dhe nuk e kemi çuar ende kjo përbën një sjellje të rrezikshme. Kemi disa lloje dehidrimesh: dehidrim i lehtë ku gjendja e përgjithshme e fëmijës është e mirë lëkura është e thatë por është e mirë. Në një dehidrim të mesëm fëmija është i etur, por edhe pak i përgjumur lëkura ka nisur ta humbasë elasticitetin. Dehidrimi i rëndë ku theksohet se është një dehidirim urgjencë, pra lëkura e ka humbur plotësisht elasticitetin fëmija është i këputur, mukoza është bërë e thatë etj. Rekomandohet që nëse fëmija është mes dehidrimit të ulët dhe të mesëm, të bëhet një serum kjo, sepse enët e gjakut gjenden më lehtë sepse përgjatë diarresë së rëndë enët janë shumë të vështira për t’u gjetur nga stafi mjekësor. Çfarë mjekimesh duhet të ketë nëna në depon e saj farmaceutike?
Nëse fëmija shfaq shenja diarreje menjëherë duhet të përgatisim një tresol, nëse nuk e kemi mund të përgatisni një gotë me ujë, kripë dhe sheqer. Si munda ta japim atë? Në fakt ekziston një mit që fëmija nuk ma pëlqen, por fëmija nuk e pëlqen kur është mirë sepse kur është në fazat e diarresë ai ndjen etje kështu që e ka më të lehtë ta pijë atë. Çelësi është mënyra sesi e pimë kur fëmija është i etur ai mundohet ta pijë me vrull, kjo e dëmton atë. Për fëmijët e vegjël fare duhet të japim 20 mml, pra çdo dy tre minuta nga një lugë asnjëherë me vrull është e vështirë, por ky është çelësi. Për fëmijët që janë 2 vjeç e lart duhet çdo 2 deri në 3 minuta një gllënjkë. Është e rëndësishme të japim këtë lëng pas çdo diarreje. Pra nëse fëmija bën 6 diarre në ditë mund të japim deri në 600 mml. Fëmija duhet të ushqehet si zakonisht me ushqime të lehta, mund të japim frutat si banania e cila është ideale, pjeshka etj. Çaji i nenexhikut dhe i rigonit është shumë i mirë për tejkalimin e kësaj. Gjithsesi nuk duhet evituar vizitën nga mjeku.
Ju falënderojmë dhe ju urojmë dëgjim të mbarë!