Shoqeria ne fokus Kujdesi nga pickimi i mushkonjaven – Dr. Estela Elezi

Është një sëmundje bakteriale që vjen nga një bakter që quhet Barrelia Borgdorferi është multisistemiore dhe kap shumë organe të trupit të njeriut dhe transmetohet nga pickimi i rriqrave dhe jo nga njeriu. Jo çdo pickim është i barabartë me infektim, por mundësia është më e madhe që të infektohemi. Madhësia e këtyre rriqnave është shumë e vogël që mund të jenë dhe mm2 dhe është e vështirë t’i dallosh. Kjo lloj sëmundjeje nuk është vetëm në Shqipëri por është i përhapur edhe në disa vende të Amerikës dhe të Evropës. Këtë emër ajo e mori ne vitin 1977 nga një provincë e Amerikës ku aty u shfaq dhe u izolua për herë të parë. Pickimi i rriqnave ndodh më së shumti në zonën e flokëve, te skalpi mbrapa gjunjëve pra jo në vende të hapura të lëkurës që ne do e dallonim më me lehtësi gjithsesi duhen rreth 36 deri në 48 orë nga ngjitja e rriqnave në trupin e njeriut, që të arrijë të pickojë të çajë lëkurën e të thithë gjakun ku ne këtë mënyrë ai transmeton bakterin. Shumica e infektimeve ndodhin nga nimfat dhe nga rriqnat që janë aktive pra në qarkullim kryesisht nga periudha e pranverës deri në vjeshtë pra nga Prilli deri në Tetor ku koha e verës është koha ku ata kanë shumimin më të madh dhe zonat ku ne duhet të evitojmë janë pikërisht ato zona ku bari është i lartë, zona m

e pujet e dushkut kryesisht zonat që kanë tokë të njomë. Cilat janë shenjat dhe simptomat që ne do të na bie të mendojmë që jemi të pickuar nga rriqnat është një sëmundje shume tinëzare ku ka raste që dhe mjekut mund t’i shpëtojë si rast, në fillim fëmija, apo dhe i rrituri mund të këtë simptoma shumë pak specifike dhe simptomat ngjajnë me virozat gjithsesi brenda 30 ditëve të para është një shenjë tipike që shfaqet në 80 për qind të rasteve dhe që është një lezion në lëkurë në formë rrethore që ndonjëherë merr dhe formën e syrit të demit i themi pra kemi një qendër me një

ngjyrë rozë të lehtë që ma pas vjen duke u thelluar si ngjyrë me një kontur normal më pas më një ngjyrë serish rozë, por mund të marri dhe forma të ndryshme mund të duket si djegie, si urtikarie, apo sikur kemi rënë në kontakt me hithrat pra nuk ka gjithmonë një formë tipike. Shenja e parë mund të jetë me temperaturë mund të kemi dhimbje muskujsh, apo dhe sekrecione nazale të ujshme ndonjë kollë apo dhe ndonjë lodhje trupi pra janë ato shenja tipike të virozë që ne nuk na bëjnë të dyshojmë ato mund të jenë si plagë shumë të vogla, por edhe në format më të mëdha ne mund të ndjejmë të nxehtë në zonën e pickimit por edhe të kruara dhe djegie. Në qoftë se kjo nuk kurohet që në momentet e para mund të sjelli dhimbje të mëdhaja koke, rrahje shumë të shpejta dhe të çrregullta të zemrës që mund ta bëj fëmijën të ndjehet keq dhe të jetë si në gjendje të fikti, sikur i merret fryma mund të ketë humbje të ndjeshmërisë, apo dhe mpirje në ftytyrë, në duar, në këmbë por edhe probleme me memorien afatshkurtër dhe me pasjen e këtyre shenjave të drejtohemi tek mjeku. Duke pasur këto shqetësime duhet të bëhen analiza të gjakut për të treguar nëse jemi të prekur nga bakterim, apo jo dhe këto analiza paramendohet të bëhet diku nga java e dytë por për fëmijët që ankohen për rrahje të forta dhe të shpeshta të zemrës duhet të bëjnë dhe një ekogramë për të parë se ku ka prekur ky bakter. Trajtimi për këtë bakter është si të gjithë bakteret e tjerë që është antibiotiku ku me përdorim të këtij antibiotiku shikojmë përmirësim të fëmijës dhe në qoftë se jo, e zgjasim më shumë periudhën për përdorim të këtij antibiotiku, por që mund të lejë një imunitet të dobët tek fëmijët dhe për ata persona që është marrë ky lloj bakteri me herët ata kanë gjasa që të infektohen përsëri në qoftë se pickohen. Si mund ta parandalojmë këtë në fakt nuk kemi një vaksinë të mirëfilltë për ta parandaluar, por e rëndësishme është kujdesi dhe nuk kemi pse të evitojmë as malet as fushat por në vendet ku në mund të jemi të informuar për pasjen e rriqnave atëherë ne mund te evitojmë këto vende. Do të ishte mirë që të kemi flokët e mbledhura, apo dhe një kapele, të veshim bluza me mëngë të gjata dhe pantallona të gjata dhe këpucë të mbyllura dhe të përdorim ngjyra të çelura në mënyrë që t’i shikojmë dhe t’i largojmë ato ose të përdorim insekticide, por duke pasur kujdes që të mos jetë në kontakt me sytë duart kryesisht tek fëmijët që të mos sjellë shqetësime, por në fund të ditës normalisht duhet të bëjnë një dush dhe të krehin flokët mirë në mënyrë që të largojë rriqnat dhe në qofte se shikon një prej tyre i cili mund të jetë duke pickuar atëherë mund thjesht të përdorni një piskatore dhe t’i kapin ato, mund të kapet dhe pjesë-pjesë por që kjo nuk përbën problem.