Shoqeria ne fokus Anemia – Dr. Estela Elezi

Ju përshëndesim miq të radio një 93. 2 mgh, jeni ne valën e emisioneve shoqëria në fokus, i cili transmetohet të hënë, të mërkurë, të premte, në po të njëjtën frekuencë! Si çdo të premte do të jetë e pranishme me ne mjekja Estela Elezi, e cila aktualisht punon në klinikën nr 2. në Tiranë. Estela përshëndetje, mirë se erdhe, të uroj një të premte të bukur! Përshëndetje, mirë se ju gjeta! Uroj që të jeni çdo të premte me ne e pranishme me këto këshilla kaq të vyeshme, flas këtu për nënat që e kanë kaq të rëndësishme këtë pjesë, si edukimi i fëmijëve, si t’i ushqejmë etj.

Në fakt të gjitha nënat kanë një besim tek pediatri, pra jeni shumë të besuara. Ne sot kemi menduar të trajtojmë temën e anemisë. Do të ndalemi se çfarë është anemia? Çfarë e shkakton atë? Parandalimi. Fillimisht e nisim me pyetjen çfarë është anemia? Në fakt në një informacion të përgjithshëm është mungesa e hekurit në gjak. Po. E thënë në gjuhën e thjeshtë dhe të saktë është kjo, nga gjuha latine d.m.th mungesë gjaku. Në terminologjinë mjekësore anemi do të thotë një rënie të përqendrimit të hemoglobinës, ose të dendësisë së rruazave të kuqe të gjakut nën vlerat normale.

Çfarë është hemoglobina? Hemoglobina është ajo që i jep ngjyrën e kuqe gjakut, është një proteinë përgjegjëse për transportin e oksigjenit dhe të dyoksidit të karbonit. Për të shpjeguar rëndësinë e hemoglobinës në jetën tonë mjafton që të gjithë ne të bëjmë një eksperiment të thjeshtë. Mjafton të mbajmë frymën dhe të kuptojmë se sa mund të rezistojmë pa marrë frymë. Pa hemoglobinën indet tona do të ndiheshin të stranguluara. Pra nuk do të merrnim dot frymë rruazat e kuqe te gjakut prodhohen në palcën e kockave më pas ato dalin në qarkullim, apo piqen maturohen dhe jetojnë rreth 120 ditë në qarkullim më pas ato shkatërrohen në shpretkë. Anemitë vijnë nga tri arsye:

1. Deficit të prodhimit në palcë, ky deficit mund të vijë nga mungesa e përbërëse si të hekurit të vitaminës B 12 gjithsesi këto probleme të palcës nuk kanë vetëm aneminë si problem të tyren, por edhe të gjithë elementeve të tjerë të gjakut, pra një anemi e theksuar nuk tregon për një problem të palcës së kockës. Më pas kemi aneminë nga shkatërrimi i parakohshëm i rruazave të gjakut zakonisht këto janë sëmundje gjenetike që sjellin deformim të formës që kanë. Rruaza e kuqe ka një formë ekzakte n.q.s kjo formë çrregullohet atëherë këto rruaza ngecin. Një nënë që është anemike a ka mundësi të mëdha të sjellë një fëmijë anemik? Jo, kjo nuk është e thënë varet nga anemia që ka nëna, nëse anemia që ka nëna është gjenetike dhe babai njëkohësisht është mbartës atëherë edhe fëmija ka një probabilitet që ta ketë si sëmundje. Kemi edhe anemi nga humbjet pra nga hemorragjitë dhe këto hemorragji mund të jenë akute që shoqërohet më një humbje të madhe të gjakut. Kemi edhe hemorragji kronike kjo është pak më e vështirë për t’u kuptuar zakonisht bëhet trakti gastrointestinal, për të kuptuar nëse kemi një humbje kronike të vazhdueshme. Gjithashtu anemitë ndahen në përmasat e rruazave të kuqe, kemi anemi me rruaza mikrocite pra me të vogla se norma, nomocite pra normale dhe makrocite me rruaza te mëdha. Gjithashtu ato klasifikohen edhe në bazë të ngjyrës: pak të ngjyrosura, shumë të ngjyrosura dhe tipi normal, pra me ngjyrë normale.

Anemia kronike shoqërohet me mikrocite dhe që janë edhe të ç’ngjyrosura. Niveli normal i hemoglobinës dhe niveli normal i ngjyrës ndryshon në varësi të moshës, gjinisë dhe gjithashtu në varësi të racave.

Gjithmonë kemi parë fëmijë që kanë anemi mos ndoshta është nga rritja? Në fakt vetë ushqyerja e fëmijës ndikon goxha, duhet të caktohet edhe vlera e hemoglobinës që edhe prindi të mos shokohet, sepse edhe një devijim i vogël i bën merak prindërit zakonisht mosha 5 muajsh deri në një vjeç 12. 5 është kufiri nga mosha 2 deri në 13 vjeç kemi 13. 5 normën normale. Çrregullimi i hekurit është çrregullimi më i hasur në botë, 30 përqind e popullatës botërore vuan nga çrregullimi i nivelit të hekurit pra është një shifër goxha e lartë.

Arsyeja kryesore është kequshqyerja, kur flasim për kequshqyerjen nuk ka të bëjë me mënyrën se si ushqejmë fëmijën, kequshqyerja nis me nënën. Nëna është burim ushqimi si për beben në bark, por edhe për disa muaj pas. N.q.s një nënë është anemike, d.m.th se ajo nuk ka hekur të mjaftueshëm për të përmbushur nevojat e saj dhe të trupit të saj. Një nënë që nuk furnizon dot trupin e saj nuk furnizon edhe fëmijën, pra kurrsesi një nënë anemike nuk mund të jetë një burim i mjaftueshëm për fëmijën. Nëse një vajzë ka vendosur të bëhet nënë është mirë të bëjë një analizë gjaku komplet për të parë nivelin e hemoglobinës. Kjo është edhe arsyeja që suplementet jepen tashmë në mënyrë më të lirë, pikërisht për të parandaluar anemitë. Ndonjëherë nëna mund të ushqehet mirë dhe ajo mund të mos jetë anemike, por depot e hekurit i ka bosh. Zakonisht mosha që kanë më shumë anemi janë moshat e zhvillimit të vrullshëm ku përfshihet mosha e parashkollorit dhe ajo e pubertetit. Këtu edhe nevojat janë më të mëdhaja. Një arsye kryesore pas kequshqyerjes së nënës është edhe kequshqyerja e bebes dhe kequshqyerja e bebes fillon kur nëna nuk do ta ushqejë me gji. Thuhet se qumështi i gjirit nuk ka mjaftueshëm hekur përkundrejt qumështit industrial, kjo është e vërtetë, por ajo që nuk thuhet është se qumështi i gjirit ka hekur më lehtësisht të përgjithshëm. 50 përqind e qumështit të nënës përthithet nga bebja ndryshe nga qumështi industrial që përthithet vetëm 10 përqind. Qumështi i gjirit ka hekurin më lehtësisht të absorvueshëm. Gjithashtu qumështi i gjirit ndikon që të kemi një florë normale të zorrës duke pasur një florë të mirë të zorrës, ajo bëhet më e shëndetshme dhe ka aftësi të përthithë në mënyrë maksimale vlerat. Qumështi ka edhe efektin barrierë që pengon futjen e toksinave. Nga qumështi industrial shfaqet edhe problem me konstipacionin. Edhe zëvendësimi me qumësht lope nuk bën punë, nuk e zëvendëson qumështin e gjirit. Një arsye tjetër e anemisë është edhe rritja e vrullshme, bebet që kanë lindur brenda përmasave normale dhe peshës normale kanë depozitë të mjaftueshme hekuri dhe këto bebe kanë mundësi ta ushqejnë veten e tyre deri më 6 muajsh më pas. Ata kanë nevojë të ushqehen mirë edhe në aspektin e hekurit.

N.q.s fëmija ka lindur parakohe dhe me peshë të ulët, atëherë fëmija ka më shumë probabilitet të ketë anemi. Me këta fëmijë duhet filluar kontrolli me analiza gjaku që nga mosha 2-4 vjeç. Një ndihmë mund të vijë në prerjen me vonesë të kordonit ombilikal, kështu fëmija mbart më shumë gjak të paktën këtë kanë treguar studimet e fundit.

N.q.s anemia është e një shkalle të lehtë mund të kurohet me ushqim n.q.s anemia konsiderohet një anemi e moderuar atëherë fillohet me suplemente. Ajo që duhet theksuar është se kura duhet të bëhet e plotë. Rikuperimi kështu është më i shpejtë. Që pas ditës së parë apo të dytë fëmija është energjik, vital, i qeshur. Ndryshimet e hemoglobinës shkojnë në vendin e duhur pra normalizohen, ky trajtim zgjat për tre muaj dhe nuk është mirë ta lemë përgjysmë, sepse ne mund të trajtohemi për një muaj, por depot e hemoglobinës janë bosh. Prindërit duhet ta bëjnë mjekimin e plotë 3 deri në 5 muaj. Edhe pse mund të duket i kushtueshëm, apo edhe i bezdisshëm, por duhet të kujtojmë se të kushton më shumë të neglizhosh. Mund të ndodhë që feçja e fëmijës të ngjyroset, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, sepse ashtu siç ngjyros gjakun ashtu edhe ngjyroset edhe feçeja. Gjithashtu mund të japë edhe ngjyrosje të dhëmbëve zakonisht kjo ngjyrosje largohet disa javë pas ndërprerjes së terapisë, nuk ka asgjë të rrezikshme, thjeshtë është jo estetikisht e bukur. Por mënyra më e mirë e parandalimit të anemisë është parandalimi i saj përmes gjidhënies dhe ushqimi më i pasur me hekur dhe ushqimi që ka hekur më të përthithshim është mishi i kuq, por edhe fasulet, bishtajoret hekuri përthithet më mirë, kur shoqërohet me vitaminë C. Përthithjen e hekurit e pengon kalciumi. Supat që kanë mishin brenda të shoqërohen me panxharin, apo me fruta pas vaktit. Është mirë që suplementet të merren të ndara.

Faleminderit Estela ne do të dëgjohemi në të tjera programe!