Sipas Meje 91 Facebook

Sipas meje nga Edmond Arizaj
Çdo të hëne të mërkurë dhe të premte
Ne Radio 1 93.2 Fm
Virtualizmi dhe dëmi i tij

Përshëndetje të nderuar dëgjues të radio një. Jemi në emisionin sipas meje. E kemi përmendur disa herë, por sot kam vendosur të flas pikërisht për një ndër shtetet me popullsinë më të madhe dhe me shumë ndikim në botë, fjala shtet në thonjëza. Për facebook-un. Fenomenin më të rëndësishëm mediatik në 20-vjeçarin e fundit. Të jesh sot pa facebook, është njësoj sikur jeton në kohën, kur postën e shpërndanin pëllumbat. Kush është kënaqësia, apo mburrja më e madhe e atyre që kanë facebook? Jo çfarë shkruajnë, por sa shokë kanë, apo miq. Edhe hidhen përpjetë e lajmërojnë gjithkënd, kur aty shënohet 500 friends, apo një mijë, apo 5 mijë. Hej 5 mijë friends ëëëë! Në gjithë jetën e njeriut pa facebook, prej kopshtit e deri në azil, bëheshin a s’bëheshin 500 shokë, imagjino sa pak ishin miqtë. Le t’i referohemi një antropologu, pra sipas Robin Dunbar, truri ynë është rregulluar po e quaj, që të ketë një numër të limituar raportesh domethënë me persona të tjerë, që vlerësohen diku te 150. Pra krahasoni atë që thonë shkencëtarët, me atë që ndodh sot në të vërtetë. Ndërkohë që një sociolog, Bauman, nënvizon se marrëdhëniet njerëzore janë zëvendësuar me lidhje elektronike.

http://radio1.al