MBUROJA E MUSLIMANIT 03

1 – DHIKRI SAPO ZGJOHEMI
NGA GJUMI:
﴿1﴾
(Lavdia i takon Allahut, i Cili na ngjalli pasi na vdiq dhe si të ringjallemi tek Ai do të tubohemi).
﴿2﴾
(S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Një dhe të Pashoq. Vetëm Atij i përket sundimi dhe lavdia, dhe Ai është i Fuqishëm për çdo gjë! I Lartësuar dhe i Pastër është Allahu nga të metat! Lavdia i takon Allahut! S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Tij! Allahu është më i madhi! S’mund të bëhet asnjë lëvizje dhe nuk ka fuqi për diçka veçse me vullnetin e Allahut, të Lartit, Madhështorit! O Zoti im, më fal!)

﴿3﴾
Lavdia i takon Allahut, i Cili më dha shëndet në trup, ma ktheu shpirtin dhe më mundësoi ta përmend Atë).
﴿4﴾
(Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka shenja për mendarët, për ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë dhe që meditojnë për krijimin e qiejve dhe të Tokës (duke thënë:) “O Zoti Ynë! Ti nuk i ke krijuar kot këto – I dëlirë je Ti nga çdo e metë! Prandaj na ruaj nga ndëshkimi i Zjarrit. O Zoti Ynë, cilindo që Ti e fut në Zjarr, Ti e ke poshtëruar atë. Dhe për mohuesit nuk do të ketë kurrfarë ndihmuesi. O Zoti Ynë! Ne dëgjuam një thirrës që na ftonte në besim: “Besoni Zotin tuaj!” Dhe kështu besuam. O Zoti Ynë!Na i fal gjynahet tona, na i shlyej gabimet dhe bëna që të vdesim me të mirët! O Zoti Ynë! Na e jep shpërblimin që na ke premtuar nëpërmjet të dërguarve të Tu dhe mos na poshtëro në Ditën e Kiametit! Se Ti, me të vërtetë, nuk e shkel premtimin e dhënë!” Dhe Zoti iu përgjigj lutjes së tyre: “Unë nuk do t’ia humb mundin askujt nga ju që ka bërë vepra, qoftë mashkull apo femër. Ju jeni njëlloj (në shpërblim). Atyre që u shpërngulën, u dëbuan nga vatrat e tyre, u munduan në rrugën Time, luftuan dhe u vranë,
Unë do t’ua mbuloj veprat e këqija dhe do t’i shpie në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, si shpërblim nga Allahu. Shpërblimi më i mirë është tek Allahu.” Ti (o Muhamed) mos u mashtro nga bredhja e jobesimtarëve nëpër botë! Kjo mirëqenie është e shkurtër; pastaj, strehimi i tyre është Xhehenemi. Eh, sa shtrat i keq është ai vend! Por, ata që i frikësohen Zotit të tyre do të kenë kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përjetësisht, si dhuratë prej Allahut.
Dhe ajo që është tek Allahu, është dhurata më e mirë për besimtarët e vërtetë.Midis ithtarëve të Librit, me siguri ka të atillë që e besojnë Allahun dhe atë që ju është shpallur juve, si dhe atë që u është shpallur atyre, duke qenë të përulur para Allahut dhe pa i këmbyer shpalljet e Tij me ndonjë vlerë të paktë. Ata do të kenë shpërblimin e tyre te Zoti i tyre. Vërtet, Allahu është i shpejtë në llogari! O besimtarë! Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin të jeni të tillë; bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira dhe në ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni!)

http://radio1.al