Shoqeria ne fokus Fillimi i ushqimit – Dr. Estela Elezi

Tema që do të trajtohet sot, është fillimi i ushqimit, në fakt pyetja e parë është se pse ne duhet ta shtyjmë fillimin solid të ushqimit. Fillimi i ushqimit duhet të nisë me kujdes pa u nxituar. Në përgjithësi fëmija tregon vetë se kur është gati dhe në përgjithësi kjo gatishmëri vjen pas moshës 4 muajsh. Përpara kësaj moshe nuk bëhet fjalë që fëmija të zgjedhë në mënyrë solide sepse ndeshemi edhe me raste të tilla ku thuhet se ai më shikon mua kur ha, ai ka qejf t’i provojë etj. Në fakt fëmija është kurioz, fëmija ka dëshirë të imitojë prindin por fëmija ende nuk është gati ta imitojë atë pra para moshës 4 muajsh. Në fakt nënat jepen shumë nga zhvillimet e fëmijës së tyre pra qysh nga mimikat që bëjnë, prekjen e sendeve të ndryshme. Prindërit tentojnë t’i japin fëmijës ushqime të ndryshme, t’i ushqejnë lëngje të ndryshme pasi u duket se kjo është një arritje më shumë e fëmijëve të tyre dhe kjo ndoshta vjen, sepse nuk ia dinë vlerën qumështit të gjirit që u duket si një lëndë pa arome etj. Unë do të jap disa arsye se pse ne nuk duhet të nxitohemi.

Së pari duhet t’i japim kohë fëmijës që t’i piqet intestinet, arsyeja është sepse zorra e hollë ka një funksion barrierë. Bebet këtë barrierë e kanë të pa maturuar ku mukoza paraqitet si me dritare-dritare. Nga muaji i 4-t deri në muajin e 7-të mukozat, kalojnë një fazë pjekjeje, kjo fazë maturim quhet faza e mbylljes. Gjithashtu nis edhe sekretimi ga-ve që janë antitrupat, funksionin e ga-ve do ta krahasonim me funksionin e një boje mbrojtëse sepse ga-ja vesh epitelin, vetë epiteli është një barrierë, por edhe ga-ja është një e tillë pra barrierë mbi barrierën.

Kjo barrierë pengon futjen e faktorëve të dëmshëm. Pra thamë që kjo pjesë te foshnjat është ende e parealizuar. E rëndësishme të theksojmë në këtë rast është se nënat duhet ta mendojnë mirë dhënien e ushqimit dhe shtyrjen sa më shumë me gji. Nëna nëse ka predispozita për të qenë alergjike duhet ta shtyjë sa më shumë ushqimin me solide, të paktën deri në muajin e 6-tw dhe 7-tw ku fëmija të ketë një intestinë të formuar për të pritur gjëra të reja përveç gjirit. Duket theksuar që jo vetëm intestinin, por edhe goja e vogël e fëmijës nuk është gati për ushqim. Në fakt gjatë moshës së hershme fëmija ka edhe reflekse mbrojtëse dhe kjo dallohet kur ai e nxjerr ushqimin jashtë, pra ky refleks nuk lejon të mbytet. Fëmija aktivizon reflekse që tregojnë se ende nuk është gati që të kapërcejë ushqimin. Patjetër që gjatë muajit 6-tw dhe 7-tw duhet që patjetër t’i prezantojmë fëmijës gjërat minimale fëmijës që ai të mund të aktivizojë reflekset e kapërcimit. Nëse fëmijës nuk i bëhet ky veprim, atëherë ai do të ketë një refleks të gëlltitjes të mangët. Ka raste që edhe fëmijë të rritur pra 5-sw dhe 6-tw vjeç nuk arrijnë të kapërcejnë normalisht, bëjnë kafshata të vogla, mbyten shumë shpesh në ushqim dhe kjo gjë i shqetëson tej mase prindërit. Pra nuk duhet tejkaluar koha kur fëmija duhet të prezantohet me ushqimin. Bebet sa lindin ushqimin e tyre e kanë të shoqëruar me përkëdheljen, pra gjiri i nënës nuk është vetëm burim ushqimi, por është edhe strofka e bebes ku mbështet kokën pra ata gjejnë aty ushqimin edhe qetësinë. Kalimi nga kjo lloj mënyre të ushqyeri kaq e ngrohtë në diçka si luga, krejt e ftohtë, është diçka që fëmijët nuk e presin mirë si fillim.

Kur ne i ofrojmë qumësht, apo lëng frutash është mirë t’ia ofrojmë me biberon apo me gotë?

Në fakt është shumë herë më e mirë të fillohet me gotë ose me lugë, por jo me biberon. Kjo sepse fëmija mund të distancohet nga gjiri duke pëlqyer më shumë biberonin.

Të ndalemi edhe pak te pozicioni në krahë, kur ushqejmë fëmijën, ky pozicion nuk është fare i përshtatshëm, madje ky është një pozicion që shpesh dështon pra fëmija nuk pranon të marrë sasinë e ushqimit. Pra kështu edhe detyrohemi që të presim muajin e 5-tw dhe të shtatë që fëmija të mund të mbështetet dhe kështu mund ta ushqejmë. Një sinjal tjetër që tregon se fëmija nuk është gati është edhe mungesa e dhëmbëve. Shumë rrallë foshnjave iu dalin dhëmbët në muajin e katërt, zakonisht i shohim dhëmbët pas muajit të gjashtë. Dalja e dhëmbëve na jep një sinjal që tashmë fëmija është gati për nisjen e ushqimeve solide. Bebet gjatë muajit të 6-tw nisin të imitojnë më me përpikëri. Ata rreth kësaj moshe janë më të interesuar rreth ambientit, pra kur shohin një të rritur që përdor lugën për t’u ushqyer, duan automatikisht që ta provojnë. Është mirë që të presim që fëmija ta shfaqë këtë interes. Ushqyerja me gji ka shumë avantazhe , jot ë gjithë fëmijët të ushqyer me gji kanë për t’u bërë shkencëtar por ama fillimin e mirë e kanë marrë duke u ushqyer me të. Fëmijët të ushqyer me gji kanë 7 pikë më shumë në testin e inteligjencës. Ky koeficient rritet me kohëzgjatjen e gjidhënies. Këta fëmijë që janë ushqyer gjatë me gji kanë edhe rezultate të mira shkollore. Pra nëse ne duam një peformancë të mirë akademike, duhet të promovohet shumë mirë edhe efektet e gjidhënies. Jo më kot gjiri është i rëndësishëm, kjo sepse ai është i pasur me yndyrat e duhura dhe ka kolesterol i cili është mjaft i dobishëm. Fëmijët e ushqyer me gji kanë edhe një shikim më të mprehtë. Po pas nuk mbetet edhe sheqeri i gjirit pra laktoza, është një nga ushqimet e preferuar le të themi të trurit, edhe antropologët kanë vënë re se speciet më inteligjente janë ushqyer me qumësht me përmbajtje të lartë laktoze, por dobitë nuk janë vetëm për fëmijën por edhe për nënën, sepse sa më shumë gji të japë nëna aq më pak probabilitet ka të sëmuret me kancer gjiri ose kancer të mitrës. Edhe në aspektin mendor të nënës duke dhënë gji nëna nuk ka pse stresohet të përgatisë ushqim tjetër, qumështi i gjirit ka vlera dhe nuk ka nevojë të sterilizohet, ai përmban të gjithë komponentët ushqyes të domosdoshëm. Është edhe një arsye tjetër planifikimi familjar nëse nëna ushqen fëmijën me gji për një kohë të konsiderueshme ka shanse me të pakta në shtatzënitë pasardhëse gjatë periudhës së dhënies gji.

Këto ishin disa nga arsyet kryesore se pse duhet më shumë ushqyerja me gji.