Sipas Meje 111 Te besh drejtesi

Sipas meje nga Edmond Arizaj
Çdo të hëne të mërkurë dhe të premte
Ne Radio 1 93.2 Fm
Pseudo drejtësia dhe sistemi i drejtësisë
Do të desha të flas sot për diçka, që jo vetëm mua, por gjithë shqiptarët i ka tronditur, jam i sigurt që shumë janë ndjerë edhe keq, të poshtëruar, të bërë pis, të mashtruar madje. Pse? Çfarë efekti tjetër mund të japin ditë të tëra, dhe ende nuk ka mbaruar, ditë të tëra duke parë përpjekjet e krerëve shqiptarë që mbronin drejtësinë, për të mbrojtur pasuritë e tyre. Pasuri të vëna nga padrejtësitë, por që me sa duket ata e quanin të drejtë, përderisa nxirrnin lloj-lloj justifikimesh për to. Nuk e di a e keni pyetur njëherë veten teksa lexonit për miliona, e për mijëra hektarë tokë, e për makina, vila, grazhde, dhjetëra shtëpi, e ku di unë se çfarë, si nuk uli kokën një prej tyre edhe të thoshte: “Po mor miq, e bëra! Bëni drejtësi tani!”. Sepse për këtë dua të flas sot, çfarë është drejtësia, të bësh drejtësi, dhe meqë e nisëm me gjyqtarët dhe prokurorët që nuk po dinë të justifikojnë pasuritë e tyre, të bëra me abuzimet me drejtësinë, teksa përgatisja këtë material, kam lexuar me mijëra e mijëra komente dhe vendime që jepnin shqiptarë krejt të panjohur për këto situata.
http://radio1.al