Sipas Meje 112 Besimi

Sipas meje nga Edmond Arizaj
Njeriu ,besimi të tjerët
Më vjen ndërmend një pyetje ndoshta edhe me ndonjë ‘tis” zemërimi para pak ditësh. Pse nuk ke folur deri tani për besimin? Desha në fakt ti jepja një përgjigje aty për aty, por mendova që përgjigjja do të ishte shumë e shkurtër. Besimi! Besimi sipas meje është një gjë aq personale, aq e ngushtë, aq vetjake, aq shpirtërore, aq brenda qënies, sa do të ishte arrogancë për këdo të thoshte se “unë mund të kuptoj”. Unë personalisht nuk marr kurrë guximin të gjykoj besimin dhe sjelljen e askujt në botë, thjeshtë përpiqem ta respektoj. Patjetër, unë besoj në Zot besoj që është dikush që ka krijuar njerëzit dhe asnjëherë anasjelltas. Jeni apo sjeni besimtarë nuk më bën asnjë përshtypje, nuk jeni për mua. Por jeni apo s’jeni të besueshëm, kjo më intereson shumë.
Çdo të hëne të mërkurë dhe të premte
Ne Radio 1 93.2 Fm
http://radio1.al