Sipas Meje 116 Lufte trafikut

Sipas meje nga Edmond Arizaj
Çdo të hëne të mërkurë dhe të premte
Ne Radio 1 93.2 Fm
Të luftosh me parime
Përshëndetje ndjekës të emisionit sipas meje. Në fakt kam një pyetje që prej kohësh kam dashur ta ndaj me ju: A kemi ne shqiptarët brumë të nxjerrim njerëz që të luftojnë krimin, apo korrupsionin pa bërë pazare, pa hyrë në marrëveshje të pista, pa u bërë pjesë? Apo më thjeshtë si temë, a e luftojmë dot krimin dhe korrupsioni? Kemi të paktën 25 vite me këtë dilemë dhe po aq me premtime të ndryshme, por ngaqë jemi fiksuar pas politikës, kemi harruar se jo vetëm politika ka detyrime ndaj qytetarëve. Çdokush që paguhet nga buxheti i shtetit dhe ka besimin e njerëzve, ka detyrime. Por këtu bëhet edhe ndarja e madhe sipas meje; ka nga ata që shkojnë në punë dhe përfitojnë, ka dhe nga ata që punojnë me përkushtim që të përfitojë publiku dhe shoqëria. Pikërisht për mendimin tim këta të dytët mungojnë.
http://radio1.al